Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e opozitës dhe plagosjen e efektivëve të policisë gjatë përplasjes me protestuesit. Ai thotë se opozita po tenton të bëjë gjithçka për të të destabilizuar vendin pasi janë të bindur se do të dalin humbës në zgjedhje.
"Të bindur se dalin humbës në zgjedhje, sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Saliu, Monika dhe Luli, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet. Dhuna kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve demokratike është e dënueshme", shkruan Balla.
Lajmi kryesor: