Programacion

E Hënë
12
Prill
E Martë
13
Prill
E Mërkurë
14
Prill
E Enjte
15
Prill
E Premte
16
Prill
E Shtunë
17
Prill
E Diel
18
Prill
E Hënë
19
Prill
E Martë
20
Prill
E Mërkurë
21
Prill
E Enjte
22
Prill
E Premte
23
Prill
E Shtunë
24
Prill
E Diel
25
Prill
Politikë

Balla takim me fermerët në Jagodinë të Elbasanit: Garantojmë mbështetje ndaj atyre që punojnë, synojmë mbi 1 miliard euro eksporte

8 Prill, 12:30| Përditesimi: 8 Prill, 12:46

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me fermerët në Jagodin të Elbasanit. 

Balla në fjalën e tij tha se para 4 vitesh askush nuk e besonte kur premtoi që PS do ta bënte rrugën në këtë zonë.

Ai shtoi se kundërshtari i Partisë Socialiste nuk është as Monika Kryemadhi as Lulzim Basha, por janë zyrtarët e zyrave qe nuk bëjnë punën siç duhet.

“Shqipëria sot është si një Jagodinë e madhe, kemi bërë një pjesë të rëndësishme të rrugës, por na duhet një mandat i tretë për ta përfunduar, për ta lidhur edhe me pjesën tjetër, për të arritur që të gjitha prodhimet e zonës tonë bujqësore këtu të kenë akses në pikat më të mëdha të grumbullimit të zonës së Lushnjës. Para 4 vitesh kur unë erdha këtu para jush t’ju them që ne do ta bëjmë këtë rrugë, shumë prej jush e panë me dyshim. Madje Osmani dhe disa miq të tjerë më thanë: Dëgjo Taulant, mos e premtoni këtë se kështu si ti kanë ardhur këtu çdo vit sa herë ka pasur zgjedhje, të gjithë e kanë premtuar dhe asnjëri se ka bërë. Sepse gjithmonë nisen nga parimi që të gjithë janë njësoj. Prodhimet e kësaj zone shkojnë të gjitha për eksport.

Është shumë e rëndësishmë të kuptojmë që këto prodhime kanë një akses më të madh tani pas përfundimit të rrugës. Meraku im është përfshirja e fermerëve në skemat e financimit nga shteti. Edhe pse kemi vendosur prej tre muajsh naftën pa akcizë, ende nuk kemi arritur që të kemi një numër të konsiderueshëm të fermerëve të zonës tuaj që të kenë aplikuar që të kenë naftën pa akcizë. Padyshim përgjegjësia më e madhe bie mbi njësinë administrative, mbi zyrën e bujqësisë të cilët nuk kanë bërë punën që duhet për të trokitur çdo derë. Kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste, nuk janë Luli dhe Monika, por janë zyrtarët e zyrave që nuk bëjnë punët siç duhet.”, u shpreh Balla.

Gjithashtu Balla tha se të gjithë mund ta bëjnë diferencën në bujqësi mes viti 2013 dhe sot.

Balla nënvizoi se synimi është që të arrihet mbi 1 miliard euro eksporte.

“Ne kemi arritur në një kohë kaq të shkurtër që të krijojmë një cikël të plotë të gjithë bujqësisë tonë.  Kush e mban mend si e gjetëm bujqësinë dhe si e kemi sot besoj se di ta bëjë diferencën, në 2013 dhe tani. Synimi është të shkojmë në 1 mld euro eksporte, ku padyshim bujqësia po merr pjesë të rëndësishme dhe prodhimet shqiptare të Jagodinës apo të gjithë fushës bujqësorë së Elbasanit po i japin emër kësaj. Ne jemi këtu për të garantuar mbështetje kryesore ndaj atyre që punojnë se ajo që e bashkon PS me fermerët është pjesa që lidhet se ne jemi për punë jo për gjumë dhe ju e dini fare mirë që ne sot jemi në një kohjë të vështirë.  Megjithatë unë besoj që sot këtu jemi për të thënë që punët e nisura në Jagodinë sapo kanë nisur dhe nuk keni parë gjë akoma nga ajo që ne duam të bëjmë në këtë zonë. Unë nuk besoj që ndonjëri nga ju ka dyshim që mes meje, Desantilës, Gledit dhe atyre të tjerëve mund të keni besim tek ata që as i keni parë dhe as nuk keni për t’i parë ndonjëherë. Padyshim që thirrja jonë është votoni Edi Ramën dhe numrin 12, në fund të fletës, s’ka nevojë për t’i parë të tjerë.”, përfundoi Balla.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër anulimit të moratoriumit të gjuetisë premtuar nga Lulzim Basha?