Balla dhe Grande-Marlaska

Balla takim me homologun spanjoll, Grande-Marlaska: Do intensifikojmë bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale

15 Shtator 2023, 16:50| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 16:52

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në një takim Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla nënvizon se kryefjalë e takimit ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.

“Me Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska, biseduam mbi bashkëpunimin midis agjencive tona ligjzbatuese në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Do të intensifikojmë bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve nga disa vende të Amerikës latine drejt Europës, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë”, shkruan Balla.

 

 

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?