Taulant Balla dhe Iratxe Garcia Perez

Politikë

Balla takim me Presidenten e grupit S&D të PE, Iratxe Garcia Perez: PE mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030

8 Prill, 21:38| Përditesimi: 8 Prill, 22:33

  • Share

"Parlamenti Europian mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030," deklaroi Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, nga Brukseli, ku u takua sot me Presidenten e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Iratxe Garcia Perez.

"Gjithmonë kënaqësi të takohem me Presidenten e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Iratxe Garcia Perez," shkruan Balla në rrjete sociale, duke publikuar edhe pamje nga takimi me politikanen spanjolle, që është njëherësh edhe nënkryetare e parë e Partisë së Socialistëve Evropianë.

Gjatë bisedës u diskutua integrimi europian dhe vëmendja e veçantë e PE-së, shprehur edhe me hapjen e zyrës për rajonin në Tiranë së fundmi, por edhe në veçanti mbështetja e grupit S&D përveç përkrahjes tradicionale europarlamentare.

Balla theksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj integrimit evropian dhe rëndësinë e reformave të vazhdueshme, si dhe mbështetjen e PE-së në këtë proces.

Ndërsa një temë tjetër diskutimi ishin edhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri.

Takimi u zhvillua në mbyllje të konferencës dyditore të grupit socialistëve dhe demokratëve për nismën e zgjerimit të BE-së, Willy Brandt.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?