Kujtim Hasani dhe Taulant Balla

Politikë

Balla takim me sipërmarrësin shqiptar në Londër: Paketa e Maleve një mundësi për zhvillimin e vendit

1 Korrik, 13:08| Përditesimi: 1 Korrik, 13:10

  • Share

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, njëherësh dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën ka bërë një thirrje publike për angazhimin e diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik të vendit, veçanërisht në zonat malore.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se ka mirëpritur sot në zyrën e tij Kujtim Hasanin, një sipërmarrës të suksesshëm në Londër, i cili ka shprehur interes për të investuar në vendlindje.

“Ishte kënaqësi të mirëpres sot Kujtim Hasanin, një sipërmarrës i suksesshëm në Londër, me dëshirën për të investuar në Shqipëri,” shkruan ministri.

Në fokus të takimit ishte Paketa e Maleve, një nismë e qeverisë që synon rigjallërimin e zonave malore përmes ndërtimit të bujtinave, zhvillimit të agroturizmit dhe kthimit të tokave të trashëguara në burim të ardhurash dhe krenarie për familjet shqiptare.

“Paketa e Maleve është mundësia për të rigjallëruar tokat e të parëve, për të ndërtuar bujtina e agroturizëm dhe për të sjellë krenari e zhvillim në vendin tonë, kudo,” theksoi Balla.

Ai shtoi se do të ketë lehtësi në proceset e legalizimit dhe certifikimit të pronave të trashëguara, një nga pengesat kryesore me të cilat përballen shumë shqiptarë të diasporës kur duan të investojnë në pronat e familjes së tyre.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?