Moment historik e ka cilësuar pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e vitit 2025, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla.
Në vijim të dialogut dhe bashkëpunimit me përfaqësues të komunitetit shqiptar të Greqisë, Balla u takua sot me përfaqësues të komunitetit shqiptarë që jetojnë në Selanik.
“Selanik - Vijuam sot dialogun dhe bashkëpunimin me përfaqësues të komunitetit shqiptar të Greqisë Partia Socialiste 2030 për Shqipëria 2030. Pjesëmarrja e diasporës Zgjedhje 2025 është një moment historik. Kemi hyrë në një fazë të re të mbështetjes për komunitetin shqiptar në Greqi me hapat e hedhura për çështjen e pensioneve, të lehtësimit të lejeve të qëndrimit, programin e gjuhës shqipe “Mësues për Greqinë” etj”, shkruan ai.