Balla takim me policët e qarkullimit rrugor: Më konsideroni mik jo ministër, jam në krahun tuaj! Të rrisim intensitetin e kontrollit për më tepër siguri

27 Korrik 2023, 07:51| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 13:30

  • Share

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbledhur policinë rrugore për t’i përgëzuar për punën e tyre ndërsa theksoi se intensiteti i kontrollit duhet të jetë gjithnjë edhe më i madh. Nga ana tjetër, Balla tha se duhet më shumë siguri në rrugë.

“Njësia e Policisë Rrugore të Tiranës, ndër më të mirat. Dua t’ju përgëzoj pasi edhe në  temperatura 40 gradë ju ishit në krye të detyrës. Bashkë do takohemi shpesh pasi unë jam nga ata që zgjohen shpejt. Dua të më konsideroni si mikun tuaj pasi roli im është t’ju mbështesë ju. E kam thënë dhe më parë që mes jush dhe kujtdo tjetër që do ndërhyrë, unë jam për ju. Gjej rastin të kujtoj se na duhen domosdoshmërisht që ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor të zbatohen. Kemi një numër të rritur aksidentesh dhe kjo nuk vjen për faj të Policisë Rrugore, por ne duhet të rrisim intensitetet e kontrolleve për më tepër siguri.”- tha Balla.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 27/07/2023 14:04

    Polic rrugor qe paguhen nga taksa paguesit duhet te zevendesohen me radaret elektronik se shmanget korrupsioni

    Përgjigju
  • Dritan: 27/07/2023 12:24

    Aaa sa bukur dukesh o Taulant midis atyre dy kerrmave te grupit ciftelia! Me ato do e luftosh krimin…. Ahahahahahahah…. Le koqen e namit po hiqi urgjent se jane te paafte

    Përgjigju
  • Agron: 27/07/2023 11:28

    Nese keni vullnet per ta rregulluar policine rrugore te tiranes si fillin hiq ate shefin gjobvenes te komisariatit besmir qibinin ,pasi minimumi ka konflikt interesi babai i tij eshte ekspert rrugor ne polici (dhe jo ekspert normal por nga ata qe i ka duart e lyer me gjak duke u hequr fajesine kriminelave dhe futur viktimave te pafajshem).spo flas per besmir qibinin nje ushtar i shullazit dhe i sajmir tahirit ,nje qenie e paafte e cila ka ecur perpara ne polici vetem me intriga dhe bashkepunim me krimin.nje ofendin per dhe ata pak police te ndershem qe kane ngelur ne polici dhe qe sulmohen nga te tera anet vetem sepse jane te ndershem dhe su jepet asnje mundesi karriere apo mirenjohje.

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/07/2023 11:08

    Si shpjegohet qe kur e din se vjen ti policia e Shkodres ngrihet e gjitha ne kemb dhe ne dit te zakonshme nuk ke ku kalon sepse rruga bllokohet nga makinat e parkuara mes rruges?Policia kalon,i bie sirenes dhe iken ne vend qe te ndaloj dhe ti vej gjobat.Pa gjoba nuk disiplinohet ky qytet,nuk kalohet lumi me nje " me fal shef,ika"....Turp per policine qe vetem merr rrogat per te shetit me makina me kondicioner dhe as dalin nga makina

    Përgjigju
  • Pjeteri: 27/07/2023 10:06

    Zoti Balla! Me perpara ketyre duhet ti mesohet edukata qe ju mungon shum policeve! Dhe te trajnohen per mos tja fusin doren ne xhep qytetareve!shkelesit e ligjit ti sakatoj me gjoba,por jo diferencime! Quni filanit,i forti lagjes,shoku i shefit,keto te eleminohen zoti Balla! Por e ke shum te veshtire me kete ekip qe ke! Gjdo dit arrestohen polic, shefa,kjo eshte policia qe duhet te punohe shum per te arritur diçka.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 27/07/2023 09:26

    Largoni pjesën e kalbur dhe ansamblin çiftelia.Ministër vendos të këqinjtë për të luftuar të keqen.Vendos të mobilizosh atë petagogun e kriminalistkës në polici se do ti kapë të gjithë por mos haro dhe atë Artanin dhe je i sigurtë.

    Përgjigju
  • Gazepi: 27/07/2023 09:14

    I ke 100 perqind te korruptuar deri ne palce. Nderroi te gjithe po deshe rezultat dhe bekimet e njerezve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?