Balla dhe Kovatchev

Balla takohet me eurodeputetin Kovatchev: Grupimi i Partive Popullore Evropiane mbeten mbështetës të zgjerimit dhe prespektivës europiane të Shqipërisë

22 Qershor 2023, 17:35| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 17:39

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka takuar sot eurodeputetin Andrey Kovatchev njëkohësisht Zëdhënës për Zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor për grupimin e Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Balla i ka shprehur mirënjohjen eurodeputetit Kovatchev për mbështetjen e grupimit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Kënaqësi të prisja në një takim eurodeputetin Andrey Kovatchev njëkohësisht Zëdhënës për Zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor për grupimin e Partisë Popullore Evropiane (EPP).

I shpreha mirënjohjen eurodeputetit Kovatchev për mbështetjen e palëkundur të grupimit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), të cilët mbeten një mbështetës i fuqishëm i procesit të zgjerimit dhe perspektivës së qartë evropiane të Shqipërisë”.

Balla ka nënvizuar se prespektiva evropiane është vendimtare për ta mbajtur rajonin tonë në rrugën e paqes dhe bashkëpunimit.

“Gjatë takimit evidentova rolin e rëndësishëm të Parlamentit Europian në përparimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian sidomos në situatën gjeopolitike të sigurisë. Perspektiva evropiane është vendimtare për ta mbajtur rajonin tonë në rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”.

Vizita e Kovatchev zhvillohet vetëm pak javë përpara mbajtjes së takimit të rradhës së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri ku do të diskutohet përparimi i Shqipërisë në kapitujt e negociatave.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?