Ministri Taulant Balla gjatë takimit me komisionerin Andreas Schieder

Politikë

Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat

29 Janar, 15:04| Përditesimi: 29 Janar, 15:08

  • Share

Tiranë- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, takoi sot Raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Teksa e ka quajtur edhe ‘mikun e tij të vjetër’, Balla bisedoi mbi procesin e integrimit europian dhe sfidat që e presin vendin tonë drejt "Shqipëria 2030".

"Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, me hapjen e dy grupkapitujve dhe angazhimin e palëkundur për reformat e nevojshme. Objektivi ynë ambicioz është të avancojmë më tej deri në fund të vitit 2025, duke hapur grupkapitujt e mbetur dhe duke përmbushur kriteret e përcaktuara", u shpreh ministri Balla në takim.

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ndodhet në Tiranë në vizitën e tij të parë. Eurodeputeti austriak nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian u caktua në këtë detyrë pak muaj më parë dhe është i ngarkuar me hartimin e raporteve vjetore të vlerësimit të zhvillimeve në Shqipëri, duke monitoruar reformat që kanë lidhje me integrimin e vendit tonë në BE.

“Ai është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë dhe e ka shprehur hapur qëndrimin e tij se politika e zgjerimit duhet të jetë në krye të agjendës së Komisionit për pesë vitet e ardhshme”, shprehet Balla ndër të tjera në reagimin e tij pas takimit.

Ditën e djeshme, Schieder pati një takim edhe me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili i kërkoi monitorimin e situatës para dhe pas zgjedhore në Shqipëri.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?