Taulant Balla dhe Rustem Umerov

Balla takon deputetin ukrainas: Shqipëria dënon agresionin e pajustifikuar rus në Ukrainë

15 Korrik 2022, 10:15| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 10:24

  • Share

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti në një takim në Kuvendin e Shqipërisë të Dërguarin Special të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Anëtarin e Delegacionit të Bisedimeve të Paqes, deputetin Rustem Umerov.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se Shqipëria dënon ashpër agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar rus në Ukrainë. 

"Shumë i nderuar të mirëpres në Kuvendin e Shqipërisë të Dërguarin Special të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Anëtarin e Delegacionit të Bisedimeve të Paqes, deputetin Rustem Umerov. Shqipëria dënon ashpër agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia. Ne qëndrojmë në krah të popullit ukrainas dhe e konsiderojmë këtë agresion si një sulm kundër lirisë dhe demokracisë. Krimet e rënda kundër njerëzimit dhe aktet gjenocidale si ato në Bucha nuk do të mbeten në asnjë rast pa u hetuar dhe pa u ndërshkuar urdhëruesit dhe autorët.  Aleanca jonë - NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me asistencë në siguri për të luftuar agresionin rus dhe për të mbështetur të drejtën e tyre për vetëmbrojtje”, shkruan Balla.

Deputeti Rustem Umerov mbërriti në vendin tonë një ditë më parë dhe u prit në Kuvendin e Shqipërisë nga Klotilda Bushka, Blerina Gjylameti dhe Niko Peleshi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?