Politikë

Balla: Tryeza e parë ndërqeveritare të hënën ose të martën! Deputeti gjerman: Meritoni të jeni pjesë e BE

13 Korrik 2022, 14:00| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 14:53

  • Share

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, në përfundim të takimit me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç, u shpreh optimist se javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Mbështetje për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shprehu edhe Ahmetovicc, i cili nesër udhëton drejt Shkupit pikërisht në ditën kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut vendos për pranimin apo refuzimin e propozimit francez.

"Në ndërtesën e Komisionit Europianë në Berlyamond janë gati që të hënën ose të martën të mbahet konferenca e parë ndërqveritare.  Thirrja ime është plani francez të plotësohet gjatë kësaj jave, në mënyrë që të ketë mundësi që edhe Maqedonia e Veriut të mbaj konferencën e parë ndërqeveritare. Pjekuria politike e çdo deputeti të parlamentit të RMV duhet të tejkalojë axhendat politike të krahut ku bëjnë pjesë", tha  Balla.

“Ne si qeveri e re e shohim Shqipërinë, si anëtar të BE. Para 3 javësh patëm një konferencë, duhet ta them që jam edhe vetë kritik. Kishim një shans historik t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave dhe të ndihmonim Shqipërinë e RMV në rrugën e integrimit. Do punojmë që javën e ardhshme që Shqipëria të nisë negociatat. Keni edhe mbështetjen time personale për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE…Për të përfaqësuar kompromisin e BE për të gjetur një zgjidhje për Shqipërinë dhe RMV", u shpreh Ahmetovicc.

Gjatë konferencës, Balla i bëri thirrje Brukselit, që edhe Kosovës t’i jepet Statusi kandidat për në BE.

"Ne s’duam veton, apo të bllokojmë vende të tjera. Konteksti i ri gjeopolitiuk kërkon vendimarrje të shpejtë. Edhe Ukraina, Moldavia apo Gjeorgjia, nuk e meritonin statusin, por konteksti e kërkonte. Edhe kosova, edhe bosnja Hercegovina duhet të marrin statusin e vendit kandidat dhe ti liberalizohen vizat", tha Balla.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?