Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ua kujton shqiptarëve Sali Berishën e vitit të mbrapshtë 1997, në kohën kur si president mbajti përgjegjësi për lejimin e firmave piramidale, ku shqiptarët humbën miliona lekë, shtëpitë dhe kursimet, si dhe hapjen e depove të armëve që e zhytën vendin në një konflikt civil të paprecedent.
Në postimin e tij, Balla shkruan: "Bufi e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë ju dha mundësia," shoqëruar me hashtagun #thajekënetën.
Balla e ka shoqëruar postimin me videon e një pjese nga njw dokumentar ku shfaqet një dokument i Bankës së Shqipërisë në atë kohë, që e paralajmëronte Berishën për mashtrimin nga firmat piramidale.
Kjo mbështetet edhe nga një intervistë e ish-zv/kryeministrit të kohës, Tritan Shehu, që thoshte se Berisha u paralajmërua prej tij dhe ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, por përgjigja ishte se çdo gjë ishte në rregull, pasi firmat piramidale mbaheshin nën kontroll nga SHIK-u.
Në vijimësi të deklaratave të tij publike, Taulant Balla ka ngritur me forcë çështjen e përgjegjësisë historike të Sali Berishës për katastrofën ekonomike dhe sociale të vitit 1997, duke e akuzuar jo vetëm për lejimin e firmave piramidale, por edhe për nxitjen e shpërthimit të një konflikti civil në vend.
Komente
