Politikë

Balla uron Presidentin e ri te PE-së: Pres të kem një takim sa më të shpejtë

3 Korrik 2019, 15:10| Përditesimi: 3 Korrik 2019, 15:11

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar David Sassolin i cili është zgjedhur sot në postin e Presidentit të Parlamentit Europian me 345 vota.

Përmes një postimi në Twitter, numri dy i Partisë Socialiste, Balla shpreh mirënjohjen e tij për rolin e rëndësishëm që ka luajtur si President i Grupit të Miqësisë  me Shqipërinë në Parlamentin Europian.

“Urime David Sassoli për zgjedhjen e tij në postin  e Presidentit të Parlamentit Europian. Mirënjohës për rolin e tij të rëndësishëm si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian. Sapo i dërgova atij urimet më të mira dhe pres të kem një takim sa më të shpejtë me të”, shkruan Balla.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?