Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, përmes një postimi në Facebook, ka uruar presidentin e ri të Italisë, Sergio Mattarella për rizgjedhjen në krye të shtetit. Balla shprehet se Mattarella është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës.
"Urimet më të mira Presidentit të Italisë ???????? Sergio Mattarella për rizgjedhjen! Ai është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës. President normal", shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
Italia rizgjedh Mattarellën dhe i jep fund sherreve politike! 80-vjeçari konfirmohet për një mandat të dytë si President! Urojnë Meta dhe Balla
K.T./ReportTv.al