Balla zbardh detaje nga mbledhja: Ishin dhe ministrat! Opozita të heqë dorë nga politikat djallëzore dhe fyerjet ndaj mjekëve! (VIDEO)

2 Nëntor 2020, 10:15| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 12:34

  • Share

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zbardhi detaje nga takimi i sotëm në selinë rozë mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë të PS në qarqe.

Teksa tha se sot në takim kanë qenë të pranishëm edhe ministrat dhe temë kryesore diskutimi ka qenë adresimi i problematikave të qytetarëve, Balla iu drejtua me një thirrje dhe opozitës, duke i kërkuar të mos bëjë politikë me situatën e krijuar nga koronavirusi

“Ka pasur një raportim të ecurisë së punëve tona organizative. Në vëmendjen tonë të përhershme janë dhe problematikat që ngrenë qytetarët. Edhe në mbledhjen e sotme ka pasur një raportim të të gjitha çështjeve. Përveç drejtuesve politik të qarqeve, në mbledhjen e sotme ishin dhe ministrat, për të ndjekur çdo lloj problematike. Vëmendja jonë është për njerëzit, ndaj dhe qasja jonë për të adresuar problematikat e tyre është e vetmja.

Ne vijojmë një komunikim të vazhdueshëm në çdo cep të territorit. Shpreh mbështetjen time dhe të kolegëve të mi për të gjithë bluzat e bardha, që janë në krye të detyrës, por kryesisht në qendrat spitalore, ku po përballen me të sëmurët. Ju shpreh falënderimet më të sinqerta për një punë të shkëlqyer që po bëhet. I bëj një thirrje miqësore politikanëve të së keqes, që të heqin dorë nga politika djallëzore dhe fyerjet e padrejta që iu adresojnë atyre që janë në krye të detyrës. Nuk ka asnjë opozitë kaq djallëzore në botë që të bëjë politikë me këtë situatë”, tha Balla.

Pse ka vetëvrasje në spitale?
Raste të tilla kanë ndodhur dhe në botë. Ju shpreh ngushëllime familjarëve. Më vjen keq për përpjekjen e katër politikanëve të së keqes, që sot mundohen të përdorin fatkeqësinë për llumin e tyre politik.

A po i rrezikoni qytetarët që i thërrisni në miting herë pas here?
Nuk dua t’i përgjigjem pyetjes. Nuk ndodh në asnjë takim tonin të ketë qytetarë pa maska, me përjashtim të atyre që e kanë kaluar Covid-in.

 


Lajmi kryesor:

Rama mbledh shtabin! Balla: Nga Holanda kemi marrë vlerësime për arritjen e parakushteve për integrim! Politika djallëzore të heqë dorë nga fyerjet ndaj mjekëve


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?