Balla “zbulon” datën e zgjedhjeve të 2025-ës: Llogari japim vetëm para qytetarëve

12 Shtator, 14:25| Përditesimi: 12 Shtator, 14:34

  • Share

 

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet në lidhej me ligjin për Urdhrin e mjekut, ka zbuluar gabimisht datën e zgjedhjeve të 2025.

Balla tha se kjo qeveri do të japë llogari vetëm para qytetarëve, gjë që do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve që me shumë mundësi, sipas Ballës, do të mbahen me datë 4 ose 11 maj.

“Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ia kemi borxh qytetarëve. Në 4 maj apo 11 maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari”, tha ai.


Lajmi kryesor:

'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?