Taulant Balla

Politikë

Balla: Zgjedhjet e 30 Qershorit, hap për funksionimin e shtetit ligjor

27 Maj 2019, 19:23| Përditesimi: 27 Maj 2019, 19:25

  • Share

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të votimeve për Parlamentin Europian në vendet e BE. Balla thotë se ato ishin dëshmi e rëndësisë që projekti Europian vazhdon të gëzojë tek qytetarët ndërsa pjesëmarrjen  e lartë e quan provë të qartë të shpresës dhe besiminë projektin europian.

Ai thotë se zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri, edhe pse vendore, do të jenë gjithashtu një hap i rëndësishëm në rrugën e forcimit dhe respektimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor.

"Zgjedhjet Europiane të përfunduara dje në të 28-të vendet anëtare të BE ishin dëshmi e rëndësisë që projekti Europian vazhdon të gëzojë tek qytetarët europianë. Rritja e pjesëmarrjes, më e larta e këtyre dy dekadave të fundit, është provë e qartë e shpresës dhe besimit në projektin europian, pavarësisht rritjes në mënyrë të ndjeshme të euro-skepticizmit dhe populizmit.

Rezultatet e zgjedhjeve konfirmuan si fituese nevojën për një qasje tërësisht pro-aktive në mbrojtje të mjesidisit, forcimit të demokracisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, në respekt të plotë të të drejtave të njeriut.

Qytetarët e BE i dhanë partive pro-europiane një shumicë të cilësuar krahasuar me euro-skeptikët. Kjo na bën të ndihemi të bindur se Parlamenti i ri Europian do të ruajë të njëjtën mbështetje dhe qasje pozitive në pesë vjeçarin e ardhshëm vis-à-vis politikës së zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si Bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilzim-Asocijimit BE-Shqipëri mezi pres të vijojmë punën me kolegët e Parlamentit Europian të rizgjedhur apo të zgjedhur për herë të parë, duke e konsideruar sëbashku vitin 2019 vitin historik të fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-së.

Zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri, edhe pse vendore, do të jenë gjithashtu një hap i rëndësishëm në rrugën e forcimit dhe respektimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor", shkruan Balla.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?