Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili ka qenë i pranishëm në çdo protestë të banorëve të Astirit, e ka cilësuar si një provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama "blindimin" e Unazës së Re nga FNSH-ja dhe Policët. Ai ka akuzuar se policët janë të armatosur me armë, shkopa gome dhe gazlotsjellës sepse sipas tij, Rama synon që të ketë gjakderdhje, por tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, duke theksuar se tashmë protesta do t vijojë në tortuar. Nuk dha një orë se kur do të mbyllet protesta e kësaj të shtune, por tha se ajo do të vijojë nesër, pasnesër dhe në ditët në vijim, pa u ndalur teksa ngriti pyetjen: a do ketë kohë Policia dhe FNSH-ja të ketë këtu çdo ditë?
"Do vazhdojë protesta normalisht, kjo është një turp i shëmtuar, prej një banditi ordiner, është arkiktet i kanabizimit të vendit, ka lidhje me të gjithë bandat në të gjithë vendin. Ky bandit tregon se është i biri i të atit një komunist i ndryë. Ne jemi këtu përditë, ka kohë policia e shtetit që të vijë çdo ditë, këtu do jemi prap nesër, pasnesër. Nëse do të vijnë çdo ditë me ne janë të mirëpritur. Nuk i dihet sa do të zgjasë. Leje për trotuar s'i marr kujt, për protestën kemi marrë leje. Po mundohet që të shkatërrojë protestën Rama. Kjo protestë është kauzë kombëtare. Veliaj bllokoi rrugën për vrap, ne për protestë. jam krenar që ndodhem mes heronjve.
I garantojë këta policë se do të mbajnë përgjegjësi. I përshëndes banorët që nuk pranuan gjakderdhjen. I përshëndes për vendimin e tyre stoik që nuk bien pre e provokimeve të Ramës për gjakderdhje. Turp për ata që sot nuk i dalin në mbështetje këtyre qytetarëve. Policët i keni me armë atje, nuk janë për të shëruar sëmundje, kanë gaz lotsjellës, janë me shkopa gome se kërkojnë gjakderdhje", tha Balliu.
Lajmi kryesor:
Banorët e Astirit protestë në trotuar! FNSH i ndalon të bllokojnë rrugën /Video
G.M./ReportTv.al