Ballkan Jazz Show Case mbyll siparin, 7 grupe performuan në Tiranë

1 Maj 2019, 15:51| Përditesimi: 1 Maj 2019, 16:06

  • Share

Dita Ndërkombëtare e Jazz-it  bëri bashkë kësaj here në Tiranë bende të ndryshëm ballkanikë, të cilët performuan në dy net në Ballkan Jazz Shoë Case. Muzika jazz e shkrirë me ritmet ballkanike, dialogu edhe shkëmbimi i eksperiencave mes menaxherëve edhe anëtarëve të grupeve, që vinin nga Mali i Zi, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, së bashku me tre grupet shqiptarë, si AJStrio, Ermal Roqi Quintet dhe Orkestra e Universitetit të Arteve, ia bëjnë “udhëtimin” këtij festivali edhe më të lehtë për në vitet në vazhdim. Drejtori i Artit edhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, Besim Petrela, flet për risitë që solli Ballkan Jazz show case.

 “Ballkan jazz show case është një organizim ndryshe nga një festival ndërkombëtar jazz-i, në të cilin objektivat janë që të ftojmë grupe nga vendet ballkanike, gjithashtu të ftojmë jazz band dhe menaxherë të festivaleve të ndryshme ballkanik edhe europiane. Kemi grupe nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi edhe tre grupe shqiptarë. Kemi menaxherë të festivaleve ndërkombëtare, nga Italia, Nishi në Serbi, festivali Athinës, dhe Tel Aviv, qoftë edhe nga Europa”, shprehet Besim Petrela.

Për Petrelën risia e këtij viti, të rinjtë në festival, janë një zgjedhje e mirëmenduar, që do të ndikojë edhe në vijimësinë e këtij bashkëpunimi.

 “Është e vërtetë që në këtë organizim janë edhe tre grupe të rinjsh nga akademia e arteve edhe jo vetëm. Kjo që i sjell një freski festivalit, por ne duam që ta kthejmë muzikën jazz si një mjet të dialogut ndërkulturor, mes të rinjve serb-shqiptar-malazez etj., sepse kështu ne arrijmë që hap pas hapi të hyjmë edhe në rrjetet evropiane”, thotë Petrela.

Ai e konsideron një ogur të mirë këtë edicion të dytë, i cili është mbështetur edhe nga Bashkia e Tiranës

 “Të them të drejtën, unë këtu jam mbështetës, por festivali mbështetet nga Bashkia e Tiranës. Para disa vitesh kjo nuk ndodhte. Kjo bashki mbështet shumë mirë iniciativat e jazz-it, sikundër mbështet edhe shumë aktivitete të tjera kulturore”, përfundon Besim Petrela, drejtor i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës.

Dëshira e Petrelës është që në të ardhmen edhe bashkitë e tjera, sikundër është ajo e Shkodrës apo e Korçës, t’i mbështesin më shumë këto iniciativa, që kanë në qendër rritjen e shijes muzikore tek njerëzit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?