Foto ilustruese

Ballkani i Hapur, më 1 shtator në Beograd mbahet panairi i parë kulturor mes vendeve që janë pjesë e nismës

26 Gusht 2022, 13:13| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 17:24

  • Share

Ballkani i hapur do të organizojë panairin e parë që mbahet për kulturën mes vendeve që janë pjesë  e nismës, më datë 1 shtator, në Serbi.

Gazetari i Report Tv Ermal Qori përcjell se ky panair do të shërbejë si promovim turistik i tre vendeve të nismës Open Balkan, përfshirë ushqimin dhe verën.

Në panair pritet të marrin pjesë 26 ekspozues nga Shqipëria, ndërsa konfirmohet edhe udhëtimi i Ramës në Beograd për atë ditë.

Në këtë panair, Përveç vendeve-anëtare të Ballkanit të Hapur, do të priten ekspozues edhe nga Kroacia, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Bosnja e Hercegovina por edhe vende të tjera.

Më 8 qershor në Ohër u mbajt samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, ndërsa pjesë morën edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, si edhe Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës Zoran Tegeltija. Në takim nuk mori pjesë vetëm Kosova. 

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?