Ballkani i mbërthyer nga Pandemia... Në Rumani regjistrohen 1392 raste të reja dhe 42 viktima

21 Gusht 2020, 14:11| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 14:14

  • Share

Vendet e Ballkanit vazhdojnë të jenë të goditura fort nga infeksioni i koronavirusit. Gjendja e rënduar e situatës shëndetësore kryesisht ka të bëjë me rritjen e numrit të resteve të reja të identifikuar me infeksionin e Covid

 Rumani, autoritetet kanë raportuar për 1392 raste të reja të identifikuara me Covid, (dje ishin 1346) si edhe 42 viktima, 6 më pak se dje.

Në vend totali i infeksioneve, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 76 355 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 3196, për një total të shëruarish prej 34 523 pacientë

Në Bosnje Hercegovinë, gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 367 raste të reja infeksioni, teksa dje pati 338 të identifikuar me Covid.

Autoritetet shëndetësore në vend u deklaruan gjithashtu për 11 viktima.

Sipas të dhënave, totali i të prekurve nga koronavirusi në Bosnje Hercegovinë është rritur në 17 396 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 526, kurse të shëruarit numërohen në mbi 11 mijë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?