Ballkani leksion kampionëve të Irlandës, Drita 'fiket' në Prishtinë! Dukagjini eliminohet me goleadë, Shkupi i pafat

4 Gusht 2023, 10:12| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 10:31

  • Share

Conference League zhvilloi këtë të enjte ndeshjet e kthimit për turin e dytë. Nga rezultatet në 90 minuta, vetëm Ballkani ia doli t'i bashkohet Partizanit dhe Strugës, duke mbajtur lart flamurin shqiptar në Evropë. Nga përballjet e djeshme janë eliminuar Tirana, Dukagjini, Drita dhe Shkupi.

Në Irlandën e Veriut, Ballkani i Ilir Dajës ka bërë një paraqitje fantastike, duke mundur 1-4 kampionët e Larne. Me rezultatin e përgjithshëm 1-7, Ballkani vijon më tej në turin e tretë të Conference League. Për suharekasit shënuan Gripshi (dopietë), Rrahmani dhe Kryeziu.

Në "Fadil Vokrri" të Prishtinës, Drita humbi 1-2 me Viktoria Plzen. Çekët nuk e patën të lehtë kundër gjilanasve, me ndeshjen që u vendos pas 111 minutave lojë. Durosinmi shënoi për miqtë në të 76 minutë, teksa Krasniqi barazoi për Dritën. Në shtesën e gjatë për shkak të problemeve me prozhektorët, Plzen shënoi në minutën e 90+21 me Jirka, për të "fikur" Dritën.

Në Kroaci, Rijeka nuk i la asgjë rastësisë duke mundur 6-1 Dukagjinin e Armend Dallkut. Tripleta e Ivanovic, Pasalic, Goda dhe Djouhra shënuan te vendasit, ndërsa Zulfiji shënoi për Dukagjinin golin e flamurit.

Në Bullgari, Levski i Sofies mundi 1-0 Shkupin. Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut ishte e pafat, duke mos shfryrëzuar rastet. Me rezultatin e përgjithshëm 3-0, Shkupi largohet nga Evropa.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?