Tani që Kroacia ka presidencën gjashtë mujore të Këshillit Evropian, drejtuesit e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se është koha e duhur për të rikthyer çështjen e zgjerimit të Bashkimit Europian në krye të axhendës.
Nga 1 janari deri në korrik, kur do t’i kalohet stafeta Gjermanisë, Kroacia ka zgjedhur moton: Një Europë më e fortë në një botë sfidash.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov tha në Twitter se viti 2020 do të jetë viti europian për Ballkanin Perëndimor.
Në të kaluarën, Dimitrov kishte kritikuar bllokimin e negociatave për pranimin e vendit të tij në BE, duke thënë se Bashkimi Europian duhet të jetë më transparent dhe i drejtpërdrejtë me Maqedoninë Veriore.
Ndërkohë, ish-ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, gjithashtu shkroi në Twitter: Shpresojmë që pas gabimit historik të vitit të kaluar, në vitin 2020 yjet do të rreshtohen për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu u bashkua me zërat e tjerë në Twitter duke uruar dhe duke shpresuar "për hapjen e negociatave me vendet e Ballkanit.