Ballkani prezantohet nga të rinjtë shqiptarë në Strasburg: Politikanët nuk na përfaqësojnë, ndryshimi nis nga vetja

10 Nëntor, 19:49| Përditesimi: 10 Nëntor, 20:03

  • Share

Të rinjtë shqiptarë po përballen me steriotipe, ku hera-herës cilësohen si indiferentë, të varur nga teknologjia apo të dorëzuar në pesimizëm. Report TV do t’ju njohë me disa të rinj, që janë krejt e kundërta e këtij përshkrimi.

Të gjithë i kemi takuar në Këshillin e Evropës, në Strasburg. Aty ku u mbajt Forumi Botëror për Demokraci, dhe shqiptarët përfaqësuan jo vetëm Shqipërinë e Kosovën, por edhe Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ana është një gjimnaziste nga Devolli ia ka dalë të vijë në këtë forum falë përfshirjes së saj në një projekt ku drejton Parlamentin e Nxënësve në nivel kombëtar.

Geart Ferhati ka sjellë si shembull suksesi në Strasburg një sistem online i cili ndihmon gjimnazistët të votojnë qeveritë e tyre. Klajdi Priska prezantoi iniciativën e tij për debate rinore RinON.

Kjo është Ardita Vejseli, e cila sjell një histori suksesi në emër të Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht se nga vijnë e ku jetojnë, në Tiranë, në Devoll apo në Shkup, këshilla e këtyre aktivistëve për bashkëmoshatarët, është e njëjtë:

Por a ndihen këta të rinj të angazhuar nga politikanët që marrin vendime për ta?

Forumi për Demokraci është platformë e përvitshme në nivel botëror zhvilluar nga Këshilli i Evropës, ku njëherësh diplomohen edhe studentët e të gjitha vendeve që ndjekin Shkollën e Studimeve Politike.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?