Korça u shndërrua në qendren e kulturës ballkanike mbrëmjen e së premtes, ku u mbajt edicioni i 7-të i festivalit “Shpirti i Ballkanit”.
Nata e parë u zhvillua të premten, ndërsa e dyta mbahet sonte (e shtune) ku performojne grupe artistike nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia e Veriut. Merr pjesë dhe një grup nga Franca.
Risi këtë vit është pjesëmarrja e shumë bandave muzikore, krahas ansambleve.
“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe jemi të lumtur që përfaqësojmë zonën tonë me kërcime tradicionale.”
“Korça është një qytet mikpritës, me njerëz të mrekullueshëm dhe një atmosferë e paharrueshme”, thane pjesmarrësit.
Parada u kthye në një mozaik të gjallë kostumesh, gjuhësh dhe identitetesh, duke tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve dhe vizitorëve.
Në mbrëmje, Pazari i Vjetër u kthyen në skenën e tingujve folk dhe jazz, ku publiku këndoi, kërceu dhe festoi në atmosferën magjike.
Komente
