Kristal Abazaj

Ballkani 'sparkatë' Tiranës, Kristal Abazaj përfundon në Kosovë

27 Dhjetor 2022, 14:46| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 14:48

  • Share

Kristal Abazaj nuk është më pjesë e Istanbulspor. Klubi i Superligës turke ndërpreu para kohe marrëveshjen me sulmuesin anësor të Kombëtares, me këtë të fundit që është në kërkim të një ekipi të ri. Tirana në Superligën shqiptare është klubi që edhe më herët ka kërkuar shërbimet e 26-vjeçarit nga Tropoja.

Në lojë është futur edhe Ballkani në Kosovë, me kampionët e Dardanisë që kërkojnë të forcojë ekipin në afatin kalimtar të janarit. Drejtori Sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi ka qenë prezent në ndeshjen e fundit që Istanbulspor luajti në Turqi, teksa së bashku me Abazaj kanë qenë te Kukësi në të shkuarën.

Sipas asaj që njofton Panorama Sport, lojtari është dëshirë e Ballkanit dhe nuk përjashtohet mundësia që në javët e ardhshme ai të jetë nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja. Duket se sulmuesi anësor është i dyzuar për të ardhmen, teksa deri tani ka dy zgjedhje, kampionët e Shqipërisë apo Kosovës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?