Sot dita e verës, si të gatuani ballokume...receta nga zonja Albana

14 Mars 2022, 11:19| Përditesimi: 14 Mars 2022, 12:09

  • Share

Ballokume  

Përbërësit:

1 kg sheqer

 400 gr gjalpë

 7 vezë

 1 kg miell misri

 1 grusht miell gruri

 3 lgj qumësht

Përgatitja:

Rrahim sheqerin me gjalpin e shkrirë derisa masa të zbardhet. Më pas shtojmë vezët një e nga një duke i rrahur me distancë kohore 3 minuta. Shtojmë 2 lugë qumësht pa e ndërprerë trazimin. Më pas shtojmë miellin e misrit duke e situr. Pasi mbaron masa e miellit të misrit shtojmë miellin e grurit. Vazhdojmë trazimin e brumit të ballokumeve dhe në fund vendosim ballokumet në tavë duke kapur brumë aq sa mbajnë pesë gishtat e dorës. Pjekjen e bëjmë në furrë të parangrohur në temperaturën 160 gradë Celsius derisa ballokumet të marrin ngjyrën e artë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?