FIER - Në ditët e pestë të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e një prej naftëtarëve është përkeqësuar.
Report Tv mëson se grevisti Aleksandër Mejdani ka shfaqur probleme shëndetësore, për këtë arsye është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe tensionin dhe thotë se nuk mban mend se çfarë ka ndjerë gjatë kohës që është shoqëruar në spital. Mejdani nuk i ka mbajtur dot lotët ndërkohë që ka përmendur dhe dy vajzat e tij që ndodheshin në spital.
"Nuk mbaj mend se çfarë ndjeva. Kam dhimbje koke, tension. Më dhembin kyçet. Shokët më sollën sot në mëngjes" , tha ai.
Mjekja e qendrës shëndetësore Julinda Koçi tha se naftëtari është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk e përjashtoi dhe mundësinë për të përkeqësuar. Ndërsa lidhur se pse nuk pranuan mjekët dje, ata u shprehën se derisa ata nuk erdhën që në fillim të grevës dhe të linin një autoambulancë për ta.
"Na humbi besimi dhe i larguam" - thotë një prej naftëtarëve.
Kërkesat e naftëtarëve grevistë janë për pagat e prapambetura dhe rivënien në funksion të rafinerisë. Edhe pse janë në ditën e pestë të grevës nuk ka ende asnjë reagim nga pronarët e uzinës apo institucionet shtetërore. Një ditë më parë në ambientet e grevës mbërriti një personeli shëndetësor, por naftëtarët në shenjë zemërimi kërkuan që ata të largohen, me argumentin se ambulanca duhej të gjendej aty që ditën e parë të grevës së urisë.
Aleksandër Mejdani, naftëtari që u dërgua në spital mëngjesin e sotëm shfaqet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Për Report Tv ai thotë se nuk mban mend se çfarë ndjente kur u shoqërua në spital.
"Nuk mbaj mend se çfarë ndjeva. Kam dhimbje koke, tension. Më dhembin kyçet. Shokët më sollën sot bë mëngjes" - naftëtarët.
Ndërkohë mjekja e qendrës shëndetësore u shpreh se gjendja e naftëtarit është stabilizuar për momentin po nuk heq mundësinë e përkeqësimit.
"Gjendja e tij për momentin është e stabilizuar. Ka probleme me atakikardi, tension situata mund të përkeqësohet por për momentin është nën kontroll" - tha mjekja.
Ore me sa mbaj mend une qe nga viti 1992 e deri me sot ska vdekur njeri neper ktogrevat e urise . Pse pranojne te shkojne ne spital kur rendohen kto jane budallalleqe tona se bota i ka harruar kto . Mendoj te dilni nga greva dhe kerkoni ndonje pune tjeter or te uruar
Përgjigju