Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një 18-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë 7-vjeçare.
Vajza e mitur është transpotuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë pas aksidentit 18-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:30, në qytetin e Ballshit, automjeti me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente
