Kronikë

Balluku inspekton punimet në aksin Korçë-Ersekë: Punimet mund të mbyllen një vit para afatit, shkurton kohën me 20 minuta

3 Korrik 2021, 13:33| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 14:40

  • Share

Kantieri i ndërtimit në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë po ecën me ritme të shpejta ku vetëm në 8 muaj punime, është kryer 57 % e volumit të punës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ndoqi nga afër punimet në këtë segment duke thënë se me ecjen e shpejtë të punimeve ky projekt do të përfundojë gati 1 vit para afatit zyrtar.

Punimet në këtë segment Korçë-Ersekë nisën më tetor 2020 dhe afati zyrtar i mbarimit është tetor 2022. Balluku tha se ky aks do të shkurtojë kohën me 20 minuta dhe pritet të hapet në tetor të 2021.

“Tetor 2020 nisën punimet dhe vetëm në 8 muaj punime është kryer 57 % e volumit dhe afati i dorëzimit është në tetor 2022. Por mendohet se në tetor të këtij viti rruga do të dorëzohet. Ecuria e punimeve është shumë e mirë”, tha Balluku.

Kjo rrugë shkurtohet me 10 km nga 45 km që është aksi aktual, duke shkurtuar kohën, ndërsa ka një gjerësi prej 11.5 metra, ku 9 metra do të jenë rruga e asfaltuar dhe pjesa tjetër janë bankinat.

“Në këtë rrugë ka pasur gërmime pa fund për shkak se shtrihet në një terren kodrinor dhe është një rrugë me gjerësi 11.5 metra nga të cilat 9 metra janë të asfaltuar dhe pjesa tjetër bankinë. Ka një shpejtësi lëvizje më të madhe dhe nga aksi normal ishte 45 km dhe aksi i ri është 35 km pra 10 km më pak”, tha Balluku.

Përtej shkurtimi të kohës së udhëtimit, ky aks do të ofrojë një udhëtim panoramik përgjatë peizazheve të mrekullueshme të Kolonjës, duke e integruar më së miri krejt këtë zonë në ofertën turistike të Korçës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?