Balluku sqaroi në komunikimin live, përpos falënderimeve bëri me dije se do kryhet një hetim i thellë i sulmit kibernetikë.
'Faleminderit shumë Kevin. E përsëris falënderimin, i cili në këto momente të vështira prezenca e skuadrës së DART të Microsoftit, ka qenë jetike për ne. Padyshim ne kemi djem dhe vajza të cilët janë thellësisht të përgatitur, kjo ka qenë një nga vlerësimet që kemi marrë si nga Jones Group, që gjej rastin që ti falenderoj edhe ata për mbështetjen që na kanë dhënë gjatë kësaj periudhe të vështirë, por edhe një vlerësim që ka ardhur nga skuadra e Microsoftit. Në stafet e AKSH-it gjenden vajza dhe djem të aftë të cilët mund të përballojnë padyshim sfida të tilla. Por, nga ana tjetër ashtu siç thamë bëhet fjalë bëhet fjalë për një atak masiv dhe një agresion të vërtetë kibernetik, i cili edhe kur i kemi pyetur specialistët kanë thënë që ka qenë nga një grup i mirëstrukturuar hakerash dhe jo një haker amator siç mund të thuhej. Megjithatë unë do të desha të bëja thirrje për të gjithë ata të cilët kanë vendosur që të komunikojnë publikisht idetë dhe mendimet e tyre. Në situata të tilla do të ishte shumë më mirë që të prisnim atë që edhe znj.Karçanaj tha, një hetim të thellë të të gjithë këtij sulmi kibernetik, i cili po bëhet nga agjencitë përkatëse dhe që pas raportit padyshim do të jetë një raport që për aq sa do mundemi do të bëhet transparent, pasi ka dhe pjesë në sulmet kibernetike, ashtu siç thamë dhe sot që mungesa e gazetarëve në sallë vjen për shkak të kërkesës që Microsoft na ka bërë, duke qenë se ka një shkallë të sekretimit të të gjithë procesit, i cili nuk mund të bëhet transparent në këto momente.
Balluku bëri me dije se në vetë 4 ditë janë rikthyer më shumë se 98% të shërbimeve.
Megjithatë gjithçka që do të mund të bëhet transparente pas hetimit të plotë të këtij agresioni, ne do ta bëjmë me shumë kënaqësi. Deri në atë moment për të mos patur dezinformim të qytetarëve apo qoftë dhe të punonjësve të administratës, të cilët janë të shumë dhe janë përballur më këtë situatë, do të ishte mirë të ishim të kujdesshëm në gjithçka themi dhe në gjithçka marrim përsipër për të pasur parasysh që teknologjia ndryshon, nga çfarë aplikohet sot në AKSH, apo çfarë aplikohet në vendet e tjera apo çfarë diturie apo dijeni mund të kenë të gjithë ekspertët, ky nuk është një moment për të shprehur apo për tu përdorur politikisht, ky është një moment i cili ka prekur shqiptarët dhe ashtu siç e thashë në fillim të fjalës sime, ka shqetësuar padyshim edhe partnerët, pasi Shqipëria është vënë në shënjestër dhe ky atak ka krijuar një sërë problematikash. E rëndësishme është dhe është kjo diçka për tu shënuar në gjithë procesin që vetëm në 4 ditë kemi pasur rikthim të më shumë se 98% të shërbimeve dhe siç znj.Karçanaj e përmendi një pjesë e mirë e këtyre shërbimeve po rikthehen.
Zv ministrja shtoi se po merren një sërë masash nga sulmi prej të cilit po nxjerrin mësim për të përmirësuar shërbimet e AKSH-it apo dhe të tjera.
Padyshim nga momenti që ne kemi vendosur që shërbimet të jenë pothuajse të gjitha online edhe sensibiliteti i këtyre shërbimeve duke qenë online është më i madh. Për këtë arsye përveç punës që ne po bëjmë për të kaluar të gjithë këtë situatë, nga ana tjetër po marrim një sërë masash dhe ky është një mësim edhe për AKSH-in, edhe për gjithë strukturat e tjera, për të na treguar pikat e dobëta, pasi çdo sistem ka pika të dobëta, kudo, edhe sistemet më inteligjente që përdoren nga forcat militare apo edhe nga struktura të tjera sërish kanë pikat e tyre të dobëta dhe ne po nxjerrim një mësim, po bëjmë një skanim të të gjitha sistemeve, skanim të forcave të cilat janë dhe punojnë për të mbrojtur apo për të operuar me këto sisteme dhe për të dalë më pas në një rezultat, qoftë edhe për një reformim të thellë të të gjithë sektorit, apo nga ana tjetër edhe për të ngritur të gjitha ato mburoja kibernetike që do të na duhet për të ardhmen.
Balluku tha gjithashtu se po punohet me partnerw ekselentw si Microsoft, Jones Group, por pa harruar këtu edhe gjithë ndihmën që kemi marrë nga aleatët, edhe nga partnerët, duke nisur edhe nga kontributi i rëndësishëm që FBI ka dhënë.
Është e rëndësishme të themi që ne punojmë me partnerë ekselentë, siç është rasti i Microsoftit apo edhe ndihma që na është dhënë nga Jones Group, por pa harruar këtu edhe gjithë ndihmën që kemi marrë nga aleatët, edhe nga partnerët, duke nisur edhe nga kontributi i rëndësishëm që FBI ka dhënë.
Falenderoj dhe njëherë Lindën për punën e saj, për ato ditët pa gjumë që sëbashku me stafin më shumë se dy javë tashmë ka qenë në krye të këtij operacioni. Falenderoj Kevin dhe të gjithë skuadrën që ndodhet këtu në Tiranë dhe do të vazhdoj të qëndroj edhe në ditët e ardhshme dhe falënderoj të gjithë punonjësit e administratës për angazhimin që kanë pasur dhe mirëkuptimin që kanë treguar. Edhe njëherë faleminderit të gjithë qytetarëve dhe ne do të qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm publik për të bërë transparent atë pjesë të këtij procesi, e cila mund të bëhet transparente dhe duke ruajtur të gjithë pjesën tjetër teknike apo edhe sekretimin e disa proceseve që na janë kërkuar edhe nga partnerët edhe nga Microsoft që operon në këto momente.!'- tha Balluku.
Lajmi kryesor:
Sulmi kibernetik, zv. Kryeministrja dhe drejtoresha e AKSHI-t: Gjithçka drejt normalitetit, 98% e shërbimeve funksionale! Zero humbje të dhënash! Krah tyre eksperti i Microsoft
G.MO//ReportTv.al