Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, gjatë mbledhjes së zhvilluar me me përfaqësues të shoqatave të transportit, tha se qeveria do të kompensojë me 100 lekë për çdo litër naftë ofruesit e shërbimit të transportit publik. Ajo ritheksoi faktin që bileta e autobusit nuk do të rritet në këtë moment mjaft delikat për të gjithë.
“Për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme. Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe ju përdorni për transportin tuaj. Kompensimi do bëhet në drejtorinë e tatimeve. Do bëjmë kompensimin real të naftës.
Kompensimi do të vijë nëpërmjet Drejtorisë së Tatimve, duke qenë se ata kanë të gjitha të dhënat. Dhe ne do u referohemi të dhënave nga konsumi që keni pasur një vit më parë, pasi është e pamundur që ne t’i referohemi konsumit aktual. Do kishte vonesë dhe do kishte abuzime.
Kështu që duke u referuar konsumit të një viti më parë dhe Drejtorisë së Tatimeve ne do të arrijmë që të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur në të njëjtën kohë në vitin e shkuar”, tha Balluku.
Lajmi kryesor:
Rama me shoqatat e transportit: Gati plani i kursimit, opsione e hëna dita pa makina dhe puna nga shtëpia! 500 mln lekë për të mos rritur çmimin e biletës
J.GJ.//ReportTv.al