Duke folur në deklaratë për mediat, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se në vitin 2013 vetëm qyteti i Korçës furnizohej 24 orë me ujë.
Ajo premtoi se në vitin 2021, mbulimi me ujë të pijshëm do të jetë mbi 21 orë.
"Deri në fund të mandatit të dytë ne do të kemi investuar 686 mln euro për furnizim me ujë të pijshëm për zonat urbane. Investimet shkojnë së bashku me nivelin e faturimit. Ne kemi shumë kantiere të cilat do të mbyllen dhe më pas do të hapen të reja. Kantieret e para do të mbyllen përpara pranverës së 2021. Nga viti 1991 deri në 2013 janë bërë shumë investime ndërsa vetëm Korça furnizohej 24 orë me ujë. Gjatë prezantimeve që kemi bërë, ne kemi qenë të fokusuar tek uji, por një pjesë e rëndësishme janë kanalizime. Mbulimi me ujë të pijshëm në 2013 ishte 11 orë ndërsa në fund të 2021 me përfundimin e kantiereve të hapura, kjo do të jetë mbi 21 orë. Ne kemi dyfishuar kohën e furnizimit me ujë" - tha Balluku.
Lajmi kryesor:
Furnizimi me ujë të pijshëm/ Rama: Brenda 2021, 24 orë furnizim në 52 zona urbane dhe në vitin 2022 në mbi 200 zonat rurale më të populluara
E.M.//ReportTv.al