Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Balluku nga nënstacioni elektrik i Farkës: Përmes investimeve, synojmë të rrisim prodhim e energjisë së nevojshme për vendin tonë

13 Shkurt 2021, 16:24| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 16:28

  • Share

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në nënstacionin elektrik të Farkës ku është investuar për instalimin e pajisjeve të reja.

Ajo thotë se në këtë nënstacion është përmirësuar cilësia e furnizimit me energji elektrike për 40 mijë banorë.

Sipas saj, synimi është ndërtimi i parkut fotovoltaik të Spitallës dhe Karavastasë si dhe hidrocentarli i Skavicës në mënyrë që të ulin sa më shumë blerjen e energjisë elektrike.

Balluku deklaroi se përmes këtyre investimeve, synohet që të rritet prodhimi vendas në sasinë e nevojshme në mënyrë që qeveria të mos blejë më energji elektrike.

“Kjo ka qenë një zonë jo shumë e zhvilluar. Pas shumë ndërtimeve, kemi pasur një ‘boom’ qytetarësh të Tiranës në zonën e lindjes së saj. Ka pasur kapacitetet për t’i mbuluar përsa i përket nevojave për energji elektrike. Na është dashur të ndërhyjmë në të gjithë Shqipërinë. Ka pasur një vendosje prioritetesh, ka pasur studime se ku ka qenë nevoja për të ndërhyrë. Nuk duhet të harrojmë që të gjitha investimet bëhen nga OSHEE. Na duhet në një kohë të vitit kur thatësira fillon dhe rëndon gjatë verës, që të ndërpresim të gjitha investimet për të blerë energji. Duhet të shpërndajmë energji në rrjet. Në parkun e ri të Spitallës, Karavastasë dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ne do të rrisim prodhimin vendas. Pritet një investim më i madh në zonat rurale. Tashmë po rrisim kapacitetet prodhuese për të blerë gjithmonë e pak energji deri në momentin që kur të përfundojë hidrocentrali i Skavicës në mënyrë që energjia e nevojshme të prodhohet nga dhe të kontrollohet nga ne. Problematika qëndron në ditët që nuk ka reshje, ku niveli fillon dhe bie. Ne nuk mund të jemi gjithmonë në varësinë e motit. Ky është një lajm i mirë” – tha Balluku.

Kujtojmë që për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallës, 20 kompani të huaja dhe konsorciume kanë shfaqur interes. Por në përfundim të garës ndërkombëtare janë administruar 5 oferta mes tyre edhe kompania Volitalia, që po ndërton parkun me energji diellore të Karavastasë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?