Balluku: Në Qafë-Plloçë dhe Qafë-Thanë, rruga ka ngrirë! Shoferët të bëjnë kujdes! 1000 punonjës dhe 350 makineri në punë

16 Janar 2021, 19:23| Përditesimi: 16 Janar 2021, 19:34

  • Share

TIRANË- 1000 punonjës dhe 350 makineri janë aktualisht në terren për të shmangur bllokimin e rrugëve si pasojë e reshjeve të dendura të shiu. Kapacitet anë më të mëdha, bëri me dije ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një inspektimi në segmentin e Qafë Plloçës së bashku me Drejtorin e ARRSH, Ergys Verdho.

"1200 punonjës janë në gadishmëri, ndërkohë aktualisht 1000 po punojnë, automjetet kemi kapacitet 500, aktualisht janë në 350 janë në punë", tha Ministrja.

"5 mijë ton depozita kripe dhe në varësi të punës ato vijnë dhe shtohen për çdo rast emergjence", tha Verdho.

Balluku ka bërë edhe një panoramim të situatës së rrugëve në vendin tonë aktualisht, teksa ka pasur një apel për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë të gjitha kushtet e sigurisë.

"Në Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë, rruga ka ngrirë, ne vazhdojmë i kontrollojmë, hedhim kripën, megjithatë automjetet duhet të tregojnë kujdes. Zona e Korçës, sot kanë reshje dëbore gjatë gjithë natës, më pas kemi mot të mirë që mund t për përkthehet në ngrica, jemi në gatishmëri.

Në veri situata ka qenë më e mirë, pasi kemi parë Razmën, Koplikun që i kemi nën kontroll, nuk ka pasur reshje të reja, kontaktorët janë në gatishmëri. Vazhdojmë punën në zonën e Thetit, edhe pse nuk është një aks nacional, por i përket bashkive, por e kuptojnë këtë, së bashku me ushtrinë po bëjmë të mundur hapjen e rrugës. Kontratat janë bërë .  Kemi reshje dëbore dhe në Llogara, duhet pasur kujdes pasi shumë nga automjetet mund të lëvizin, për shkak të fundjavës, dëborës, por duhet të plotësohen të gjitha kushtet e sigurisë së automjeteve", tha Balluku.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 16/01/2021 22:12

    Sa alarm behet ne te tilla kushte te motit?! Nderkohe qe nuk ka asgje per ndonje alarm sepse mjafton te shkojme ne vendet fqinje, Mali i Zi, Maqedoni apo Kosove dhe shohim qe nuk ka kete alarm. Sepse mjafton te kriposet rregullisht rruga dhe nuk ka per te ngrire kurre. Nje tjeter mase duhet te jete qe te gjithe automjetet te pajisen me detyrim me goma dimri ne nje periudhe te caktuar te dimrit.

    Përgjigju
  • Spektakel pas Nusretit: 16/01/2021 20:54

    Ministresha ver masken o ministresha vere se te griu kryeministri. Boll e keni merzitur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?