Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministri gjerman

Kronikë

Balluku takim me homologun gjerman në Berlin/ Altmaier: Inkurajojmë investimet gjermane në energji

29 Janar 2019, 09:19| Përditesimi: 29 Janar 2019, 14:48

  • Share

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi Berlinin me ftesë të Bundestag në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me qeverinë federale gjermane, në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Ministrja Balluku gjatë kësaj vizite takoi deputetin e CDU,  Olav Gutting, i cili është dhe anëtar i bordit të KFW, gjithashtu i angazhuar në komisionet parlamentare për ekonominë dhe energjinë.

Çështje të rëndësishme mbi angazhimin e investitorëve gjermanë në Shqipëri si dhe mbështetjen e qeverisë gjermane në projektet infrastrukturore strategjike për vendin, Balluku i diskutoi gjerësisht në takimin me Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Digitale, z. Andreas Scheuer. Ai tregoi gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm për MIE.

Ministrja Balluku zhvilloi gjithashtu një takim të frytshëm me Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së qeverise federale gjermane,  Peter Altmaier. Gjatë takimit ministrat diskutuan për prioritetet e qeverisë shqiptare në fushën e energjisë dhe  Altmaier konfirmoi mbështetjen e qeverisë gjermane në këtë sektor. Ai vuri theksin tek thellimi i reformave energjetike në Shqipëri dhe premtoi inkurajimin e investitorëve gjermane.  Ministrja Balluku ftoi për një vizitë zyrtare Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së qeverisë federale gjermane, z. Altmaier, ftesë e cila u pranua me kënaqësi, për t'u realizuar së shpejti. Të dy ministrat u zotuan për intesifikimin e komunikimit teknik dhe politik mes dy ministrive.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?