Teksa të gjithë po ndiqnin Botërorin në Katar, Mario Balotelli dhe e dashura e tij Francesca Monti po kalonin pushimet në Maldive. Sulmuesi i Sionit (ish Milan dhe Inter) ka postuar një foto me partneren e tij bukuroshe dhe po relaksohet duke pritur që kampionati zviceran të rifillojë në mesin e janarit 2023 pas pushimit për Botërorin e Futbollit që po zhvillohet në Katar .
Balotelli dhe e dashura e tij po kthehen nga ndalesa në Dubai para disa javësh me një udhëtim në shkretëtirë, më pas një ndalesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
"Jeta përbëhet nga pengesa, e rëndësishme është t'i kapërcejmë së bashku dhe të bëhemi më të fortë dhe më të lidhur se më parë. Të dua përgjithmonë", ka shkruar Supermario si një romantik i shoqëruar me emoji-n e unazës me diamant”.
Dikush e kuptoi si një propozim për martesë . Por asnjë konfirmim nuk ka ardhur për momentin. E sigurt është se ndërkohë tani janë në parajsën e Maldiveve dhe Mario Balotelli , duke shoqëruar foton me Françeska Montin shkruan një "Të dua" shumë të ëmbël.
Francesca ka lindur në vitin 1998 , ajo është tetë vjet më e re se Mario. Dhe asgjë më shumë nuk dihet për vajzën pasi e mban tepër private jetën e saj.