Fshati Zhamë në Lushnje prej vitesh vuan mungesën e infrastrukturës rrugore, ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike. Gjendet në anë hekurudhës dhe autostradës Lushnje-Rrogozhinë dhe popullohet nga 500 banorë.
Përveç asfaltit në hyrje të fshatit me gjatësi prej 300 metrash, i gjithë fshati aktualisht është nën mbretërimin e baltës ku automjetet nuk kalojnë as në rrugën e varrezave për shkak të amortizimit të tejskajshëm të saj.
“Na mbyti balta, kur ka shi këtu nuk kalohet. Më problem është rruga e varrezave. As ujë për të pirë, asgjë s’ka këtu. Kemi investuar për të bërë shtëpitë, vreshtat e ullishtet, por s’kemi rrugë. Dritat janë me probleme se është tensioni i ulët”, thanë ata.
Elektroshtëpiaket nuk punojnë për shkak të tensionit të ulët, gjithashtu mungon dhe uji i pijshëm. Banorët shprehen se prej 30 vitesh u mungojnë këto tre elementë bazikë, rruga,energjia dhe uji.
Fatmiri është 19 vjeç dhe nuk e sheh dot të ardhmen e tij në Zhamë, ku familja ka investuar në bujqësi e vreshta.
Ekonomia lokale bazohet në frutikulturë, ullinj dhe vreshta. Prodhimet janë të bollshme por mungesa e investime po i bën të rinjtë të mendojë emigrimin.
Komente
