Aktori Robert Ndrenika

Politikë

Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë

26 Mars 2021, 10:06| Përditesimi: 26 Mars 2021, 10:08

  • Share

Kollosi i skenës shqiptare Robert Ndrenika, është vënë nën një sulm të shëmtuar nga mediat e PD dhe LSI, pse u shfaq në spotin e parë të fushatës së Partisë Socialiste.

Kuptohet, prania e tij në spotin e PS-së është një goditje e fortë për opozitën, ndaj dhe balta që duan të hedhin ndaj tij, është e kuptueshme, por jo e pranueshme.

Robert Ndrenika ka bindjet e tij dhe është një qytetar i lirë, siç ka qenë edhe kur kandidoi dhe u bë deputet i PD-së, dhe që askush nuk e përgojoi.

Apo dhe kur përplasej me PS-në dhe Erion Veliajn për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Dhe kur u bind se ai do të ndërtohej shumë më i mirë se çfarë ishte, u tërhoq në botën e tij, ndërkohë që vëllezërit Budina e Neritan Liçaj me shokë, e kthyen atë në një kauzë politike.

Edhe atëherë, ai që u sulmua ishte pikërisht Ndrenika, i cili luftoi për një Teatër më të mirë, jo vëllezërit Budina apo Liçaj, që Teatrin e kthyen në një kauzë për të hyrë në politikë.

Këtë radhë madje, për ta banalizuar figurën e Ndrenikës, kanë arritur deri aty se ta krahasojnë me Ermal Mamaqin apo Çiljetën, pasi edhe këta të fundit kanë qenë me PD-në vite më parë, dhe sot bëjnë fushatë për PS-në.

Ata duan t’i imponojnë me zor shoqërisë, atë që ose je me ata dhe kundër Ramës, ose je i shitur, nëse bëhesh me Ramën.

Alternativë tjetër nuk ka.

Për ta modeli është Neritan Liçaj, që del e shan kundërshtarët me kuç e maç e kërcënon si një njeri i rëndomtë.

Epo mos prisni nga një artist si Robert Ndrenika, të bjerë në nivelin e Neritanit.

Dhe vazhdoni shajeni, se më shumë pikë i risni atij dhe më shumë vota i hiqni PD-së e LSI-së./ Gazeta"Tema"

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teatri i Ri: 26/03/2021 17:01

    Ajo karakatina, veçse teater s'ishte. E ndertuan italianet per kuplara e bordello per ushtaret e vet duke e maskuar si gjoja 'qender argetimi'... Ajo ishte nje turp e nje grummbull pupulitesh, ku gelonin minj e buburreca e qe i vinte era myk e era shurre. Eshte nje turp i madh qe ka akoma vemje qe i thone vetes medemek 'artista' qe mbrojne ate gjoja 'çeshtjen e teatrit' si monument kulture. Turp e karikature mendore e shpirterore ta thuash nje gje te tille. Mezi po presim qe te ndertohet Teatri i Ri modern e bashkekohor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?