Ish-kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Gërdecin, e ka konsideruar shpërthimin e fabrikës së vdekjes një 11 shtator shqiptar, duke tentuar që t’ua atribuojë ngjarjen agjenturave të huaja. Për të mjegulluar rolin e qeverisë së drejtuar prej tij në tragjedinë e gërdecit, ku humbën jetën 28 gra, pleq, fëmijë dhe burra, përfshirë edhe baxhanakun e tij, ku u plagosën 300 të tjerë dhe u rrafshua një zonë me banesa, Berisha e ka krahasuar Gërdecin me 11 shtatorin amerikan, duke hedhur tezën e implikimit të ‘armiqve të jashtëm’. Detajet nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Gërdecin i rrëfen ish-presidenti Bamir Topi në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti).
“Në mbledhje pati pyetje të shumta dhe përpjekje për të nxjerrë të vërteta që ishin atribut i Këshillit, por me kujdesin për të mos ndërhyrë në organet e drejtësisë, të cilat u inkurajuan për të bërë një hetim të plotë, të drejtë dhe ta çonin çështjen në gjykatë. Sali Berisha, në fjalën e tij, e quajti shpërthimin një 11 shtator shqiptar, duke hedhur vështrimin në ngjarjet tragjike të 11 shtatorit në SHBA, me nënkuptimin që mund të ketë ndonjë dorë nga agjenturat e huaja të vendeve jomiqësore ndaj Shqipërisë. Këshilli nuk u mor me një analizë të ftohtë dhe reflektuese, por në një debat të hapur e të fortë dukej qartë një mungesë e zbatimit të ligjit nga një pjesë e mirë e institucioneve që lidhen me informacionin dhe sigurisë. Gjatë takimit shpreha se duhet hetim i qartë, i thellë dhe transparent, ndërkohë që ndërtimi i fabrikës ishte bërë në një vend të pamenduar mirë për rreziqet që mbartte, por shumë mirë për qëllimet e përfitimit, në një zonë midis Tiranës, Durrësit dhe Rinasit”, shkruan Topi.
Ish-presidenti Bamir Topi thotë se Edi Rama i kërkoi në atë kohë kryeprokurores Ina Rama që të merrte të pandehur Berishën për Gërdecin, por pas dy javëve, sipas tij, do të nisnin kontaktet për ndryshimet kushtetuese të 2008. “Në një dalje publike, Edi Rama do e quante Berishën si një të pandehur i zënë në grackën e opinionit publik, duke i kërkuar Ina Ramës ta marrte kryeministrin të pandehur. Vetëm dy javë pas këtij prononcimi të ashpër, por edhe të drejtë për përmasat që kishte marrë tragjedia e Gërdecit, Berisha e Rama do të aktivizonin kontaktet ‘underground’ për të bërë operacionin e ndryshimeve të Kushtetutës, duke paralajmëruar ‘shpërthimin’ e dytë brenda një muaji. Ndërkohë, procesi hetimor dhe më tej gjykimi i kësaj ngjarjeje me pasoja tragjike do të sillte një përfundim gjysmak. U dënuan administratori i kompanisë së demontimit, drejtori i MEICO-s Ylli Pinari, dhe disa ushtarakë, sot të gjithë në liri. Asnjë gjemb në këmbë për asnjë politikan të përfshirë në vendimmarrje. Sot e kësaj dite të vetmit që kërkojnë drejtësi çdo 15 mars, janë familjarët e viktimave, ndërkohë që zyrtarët nuk kujtohen për atë ngjarje që tronditi politikën shqiptare, kur dikush duhej të përgjigjej politikisht”, shkruan Topi.
Roli i familjarëve të Berishës
Bamir Topi flet për rolin e Sali Berishës dhe të familjarëve të tij në Gërdec. Topi thotë se fillimisht fabrika e demontimit ishte planifikuar që të ngrihej në Bërzhitë, por më pas u vendos në Gërdec. Sipas tij, vetëm Ilir Rusmali, në atë kohë Ministër i Drejtësisë, ishte pozicionuar kundër, por vendimi për ngritjen e fabrikës së vdekjes ishte marrë në Këshillin e Ministrave, që drejtohej nga Sali Berisha. “Kishte pasur një proces relativisht të gjatë për përgatitjen dhe vendimmarrjen e për të caktuar Gërdecin si vendin e duhur për demontim.
Fillimisht ishte propozuar një rapart ushtarak në Bërzhitë, fshat në juglindje të Tiranës, afër Petrelës. Me sa kuptoja nuk ishte pranuar, për shkak të infrastrukturës mbështetëse, që nënkuptonte rrugën e cila ishte e ngushtë për makina të mëdha transporti. Në këto kushte ishte menduar për funksionin, qëllimin dhe vendndodhjen. Gërdeci, pranë Vorës, ishe vend ideal për përfituesit e këtij biznesi gjigant, ku ishin përfshirë sipas informacionit dhe medias edhe familjarë të Berishës, madje edhe baxhanaku i tij, Muhamed Hoxha, mbeti i vrarë. Përflitet që i biri kishte qenë aktiv qysh në procesin e vendimmarrjes, kur duhej të merreshin mendimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Drejtësisë; madje Ilir Rusmali që drejtonte këtë ministri, kishte dhënë mendim negativ, por çdo gjë u realizua në Këshillin e Ministrave”.
Takimi me Luan Hoxhën, shef Shtabi i Ushtrisë
Topi rrëfen detaje nga takimi me Luan Hoxhën, në atë kohë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Takimi është zhvilluar një ditë pas shpërthimit të Gërdecit. “Një ditë pas aksidentit thirra në zyrë Luan Hoxhën, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe i kërkova të më raportojë me shkrim për të njohur më mirë situatën. Luani ishte i tronditur rëndë dhe kuptonte përgjegjësinë e tij në këtë situatë. Biseda me të ishte e gjatë, e shtruar dhe ia po më tregonte kushtet në të cilën ishte bërë vendimmarrja, raportet me ministrin e Mbrojtjes, kontradiktat me të dhe pozicioni i drejtorit të MEICO-s Ylli Pinari, i cili kishte përgjegjësinë e përfshirjes së projektit që po bëhej në ortakëri me Diverolin, një qytetar amerikan që merrej me tregti armësh. Shumë pyetje dilnin rreth qëllimit dhe funksionimit të kësaj fabrike. I thash Luanit që të përgatitej mirë se të gjitha do të raportoheshin në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilën e kishte njoftuar, ku pjesëmarrës, përveç përfaqësuesve të institucioneve të përcaktuara, do të ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor. Ndërkohë, debati publik ishte ndezur, kishte filluar të kërkohej dorëheqja e Berishës, ku më aktiv ishte Blushi, i cili thoshte se tragjedia e Gërdecit u bë me ligjin e qeverisë dhe kjo e fundit ka vrarë, në një ditë me diell, qytetarët e saj. Kjo vrasje, sipas tij, ishte bërë me ligj, pasi punishtja ishte e qeverisë, armatimet që shiste qeveria ishin të sajat dhe çdo fitim i paligjshëm ishte i qeverisë”, thotë Bamir Topi.Vite më vonë, u zbuluar, përmes një kabllogrami që Ambasada Amerikane në Tiranë i kishte nisur Departamentit Amerikan të Shtetit, se Lulzim Hoxha kishte shkuar i trembur në Ambasadën Amerikane, ku ndër të tjera shprehej “presioni mbërriti përmes telefonit nga një ‘djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa patur asnjë vonesë”. Më vonë, kërcënimi i mohua si nga Shkëlzeni, ashtu edhe vetë Luan Hoxha, i cili mori azil politik në SHBA.
Shërbimi i Gërdecit
Ish-presidenti rrëfen momentet e para nga shpërthimi i Gërdecit. “E shtuna e 15 marsit 2008 kishte mbërritur me kohë të bukur. Një ditë më parë ishte festuar dita e verës., një festë pagane, në fakt e trevës së Elbasanit, por e ‘grabitur’ nga Tirana, në kohën kur Nanos i duhej për politikë. Sapo kishe përcjellë disa miq të mi e po kthehesha qetësisht nga kopshti i shtëpisë për në banesë, kur një shpërthim i fuqishëm u dëgjua të vinte nga perëndimi i banesës sime. Hipa me nxitim në tarracën e shtëpisë për të pikasur ndonjë shenjë tymi, pas atij shpërthimi të padëgjuar ndonjëherë, duke pasur në memorie dhe vitin 1997. Nga tarraca e shtëpisë duket i gjithë qyteti dhe duke qenë në majë të kodrës në rrëzë të Dajtit, fushëshikimi shkon deri në kodrat e Vlorës dhe të Prezës, madje me dylbi shikoj edhe kalanë e saj. Pikërisht në atë drejtim ishte ngritur një shtëllungë e madhe tymi. Ideja e parë ishte për ndonjë aksident ajror, meqenëse ishte shumë afër Aeroportit të Rinasit. Ha televizorin dhe marr informacionin e parë, ndërkohë që vijnë telefonatat për ‘gjëmën’, që kishte përfshirë Gërdecin, një fshat në dalje të Vlorës, në krahun e djathtë të hekurudhës Tiranë-Durrës”.
Topi
“Sali Berisha, në fjalën e tij, e quajti shpërthimin një 11 shtator shqiptar, duke hedhur vështrimin në ngjarjet tragjike të 11 shtatorit në SHBA, me nënkuptimin që mund të ketë ndonjë dorë nga agjenturat e huaja të vendeve jomiqësore ndaj Shqipërisë”.
Për Shkëlzenin
“Përflitet që i biri kishte qenë aktiv qysh në procesin e vendimmarrjes, kur duhej të merreshin mendimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Drejtësisë; madje Ilir Rusmali që drejtonte këtë ministri, kishte dhënë mendim negativ”.
Nuk Besoj te sinçeriteti i Bamirit si person ne pergjithesi, por besoj shume tek informacioni i tij per situaten e gerdecit. Akoma eshte i madh zhgenjimi i tij per ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 dhe koha tregoj se ka patur sh.te drejte, por si nuk e tha nje fjale per menyren e zgjedhjes se tij President. Nuk u tregua asnjehere ne nivelin e liderit te Shqiptareve per ate post qe kishte, jo per te konkuruar pushtetin e Berishes se normalisht e kishte sh.te veshtire. Duhet te kishte propozuar qe ne at kohe nje procedure tjeter per zgjedhjen e Presidentit,normalisht jo siç u zgjodh nishani e meta se keta e lebesisen me keq se bamiri.
PërgjigjuO Bamke Qyllollari po pronat qe more nga Saliu e sarajet qe ke ngritur, nga veteriner u bere president e tani hedh helm, kunder mikut tend, ti je njesoj si ata dhe per kete dole nga politika se e provove sa vota more edhe Oketa ta futi me Biberaj.Ne 21 janar u fshehe si mi ne presidence dhe si komandant i pergjithshem qe ishe duhet te nxirrje ushtrine Saliut e ta merrje vendin ne kontroll.Me mire shkruaj ndonje liber per mbjelljen e ashashit se do kesh me shume sukses.
PërgjigjuJu te gjithe jeni per pushkatim.Po pse ore kur ti e dije dhe ke kyqur gojen ne radhe te pare si Shqiptar dhe pastaj si President Cfare mendon se je ti i pafajshem .Gjthe ai armatim te kalonte para syve dhe kyqe gojen.
PërgjigjuEdhe nga librat mbi trimerite e Herkulit do te hash nashti? Se si di populli kto o vllai i Flamurit te bllokmeneve
PërgjigjuKemi 30vjet po na pijne gjakun dhe akoma rrime si dele. Kemi marre fund si popull, jemi popull pa moral dhe identitet, mjere ne qe lindem ketu :(
Përgjigjunderkohe Zeni ben jete lluksi dhe Berisha vazhdon destabilimizimin e vendit.
PërgjigjuOre një pyetje për gazetarët që bëjnë shumë emisione pse nuk ishte thonë bamir topit për këtë që ke shkruar do të jesh dëshmitarë flm