Safet Bajri

Banda, ja dy krahët nën urdhrat e Bajrajve, biznesi në emër të nënës 80-vjeçe/ Përgjimet

25 Shtator 2018, 07:13| Përditesimi: 25 Shtator 2018, 07:42

  • Share

Safet Bajri, një i dënuar me 22 vjet heqje lirie në Belgjikë për disa krime të rënda në këtë shtet, rezulton të jetë krahu i djathtë i kapobandës Behar Bajri. Nga të dhënat që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, rezulton se veç Safetit, Behari mban lidhje të ngushta dhe me të arrestuarin tjetër Samet Hallunin.

Pikërisht këta dy persona janë ata me të cilët Behar Bajri mer dhe komunikon urdhëra që zbatohen në teren më pas nga ushtarët e grupit të tij. Nga të dhënat që janë paraqitur në dosjen e prokurorisë së Krimeve të Rënda si dhe nga bisedat e përgjuara të Behar Bajrit, provohet se lidhje e afërt e tij është pikërisht Samet Halluni, përdorues telefoni 06985XXX, dhe të organizuar në një grup kriminal u kërkojnë nëpërmjet shtrëngimit pasuri shtetasve që merren me llotaritë sportive në Shkodër.

“Lidhje tjetër me rëndësi i këtij grupi është Safet Rustemi (Bajri),përdorues i numrit 0699340XXX, ku mes bisedave të përgjuara mes tij dhe të hetuarve të tjerë, ky i fundit drejton veprimtarinë e “Përcaktimit të rezultateve në garat sportive” për llogari të grupit kriminal të drejtuar nga Behar Bajri, në marëveshje bashkëpunimi të veçantë me Astmer Bilalin, Fabiol Rexhepin, Armir Grimaj dhe Nelson Hykën, ky i fundit i shpallur në kërkim së bashku me padrinon e këtij grupi kriminal Enver Bajrin, që jeton në Hollandë. Paratë e fituara nga aktiviteti kriminal, drejtuesi i bandës Behar Bajri i shpenzonte në ngritjen e bizneseve të tij si hotele dhe bar-restorante në Shkodër.

Biznesi në emër të nënës 80-vjeçare në tokën e SHTETIT
Rezulton se gjatë hetimeve është zbuluar se grupi kriminal para e përfituara i ka financuar në aktivitete tregtare dhe pasuri të paluajtshme duke konsumuar dhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Këto aktivitete rezultojnë të rregjistruara në emër të Servete Rustemit (Bajri), nëna e Behar dhe Enver Bajrit, e cila aktualisht është në moshën 80-vjeçare. Në këtë biznes Servete Rustemi është me statusin “Person Fizik” dhe ky biznes ndodhet në Velipojë, në pasurinë nr.802, në zonën kadastrale nr. 3072. Mirëpo nga verifikimet e kryera rezulton se pasuria nr.802, në zonën kadastrale nr.3072, rezultoi se sipas librit të ngastrave shkurt 2002, kjo pasuri është afishuar në volumin 4, në faqen 98, ndodhur në zonën Pulaj, Plazh Shkodër me sipërfaqe 362 mijë e 843 metra ktraor e llojit Rranishtë me pronar SHTET. Ndërkohë që në praktikën për legalizim të bërë në shtator 2014 figuron që porositësi i projektit rezulton të jetë shtetasi Enver Bajri. Gjithashtu për këtë objekt rezulton se janë bërë dhe dy kërkesa të tjera nga vetë e moshuara Servete Omer Bajri.

Të arrestuarit mbyllen në qeli
Në orën 15:00 nisi dje seanca për dhënien e masës së sigurisë për grupin Bajri te Krimet e Rënda. Seanca ishte planifikuar në orën 10:00, por për shkak të angazhimeve të gjyqtares në gjyqe të tjera u caktua ora 14.00, por u shty për në orën 15:00 për shkak të mbërritjes me vonesë nga Shkodra të Safet Bajrit, që ishte në një tjetër seancë për dënimin në Belgjikë. Avokati i Safet Bajrit është shprehur para mediave, se pavarësisht se u ofrua garanci në para, gjykata vendos masën e arrestit. Për Bajrin tha avokati, nuk ka akuzë tjetër përveç implikimit në gara sportive. “Ofruam garanci pasurore në shumën 1 mln lekë, por nuk u mor parasyh. Akuza ndaj Safet Bajrit, përveç implikimit në gara sportive, nuk ka asnjë akuzë tjetër. Për të tjerët nuk mund të shprehem. Për të 6 u la në fuqi masa e arrestit me burg. Për tre të tjerët, unk ëhstë ndarë procedimi, por nuk kanë lidhje me këtë procedim”-thotë Alban Hoxha, avokati i Safet Bajrit. Ndërkohë për Safet Bajrin është zhvilluar edhe një seancë gjyqësore në Shkodër, pasi u njoh me akuzat e shtetit belg për të cilat gjykata vendosi të japë masën "arrest me burg". Shqiptari është i dënuar në Belgjikë me 22 vite burg në mungesë për përfshirje në organizata kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe disa vepra të tjera penale.

Masat e sigurisë
Arrest me burg për Safet Bajrin,
Arrest me burg për Emrah Plakun,
Arrest me burg për Ilir Bajrin
Arrest me burg për Armir Grimën,
Arrest me burg për Astmer Bilalin
Arrest me burg për Fabjol Rexhepi

Grupi Bajri-Të arrestuar nga dy operacionet
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim:
Enver Bajri 45 vjeç
Nelson Hysa 34 vjeç

Komento

Komente

  • Luli Tahiri: 25/09/2018 18:23

    Po ky Nelsoni don mu ba gangstier me zori apo i duhet me rujt grun nga Blerti

    Përgjigju
    • Kadija: 10/06/2023 14:33

      Pse mor lul pse mor lul pse

    • Alush: 23/05/2023 01:38

      Lot ky koment hahahahhaa

  • Luli: 25/09/2018 18:22

    Pyesni Asmer Bilalin sa euro mori nga Fatjon Muja per vrasjen e Medi Kavaja

    Përgjigju
    • Galop sulltani: 23/05/2023 01:37

      Mos shpifni per nierzit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?