Gledian Llatja dhe Sali Berisha

Politikë

Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar

17 Janar, 14:50| Përditesimi: 17 Janar, 16:38

  • Share

ELBASAN- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish blof. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja e përgënjeshtron Berishën, pasi një denoncimi që ky i fundit kishte publikuar në Facebook duke përdorur ‘qytetarin dixhital’. 

Aty thuhej se banda e Suel Çelës dhunoi Llatjan në zyrën e Bashkisë së Elbasani, por vetë kryebashkiaku në një reagim për Report Tv e mohon duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“S’ka mundësi të rrihet një kryetar bashkie”, thotë Llatja.

Gledian Llatja është në vitin e 6 të mandatit si kryetar i Bashkisë së Elbasan, pasi u zgjodh për herë të parë në vitin 2019 dhe rimori një mandat në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Denoncimi i publikuar nga Berisha sipas qytetarit dixhital

Përshëndetje! Jam një punonjës në Bashkinë e Elbasanit dhe dua të denoncoj një ngjarje shumë të rëndë. Nuk kemi ku të ankohemi dhe nuk kemi besim te Policia e Elbasanit, sepse është nën urdhrat e banditit dhe kriminelit Suel Çela. Para dy ditësh, banda e Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja. Kanë qenë tre persona, me në krye vrasësin me pagesë Shkëlzen Hasanpapaj. E di i tërë qyteti, por askush nuk ka guxim të flasë. Le të dalë kryetari Llatja dhe ta mohojë këtë ngjarje.

Ju lutem, publikojeni këtë, sepse jeni i vetmi vend ku ne, qytetarët e thjeshtë, kemi shpresë dhe mund të dëgjohet zëri ynë. Ju përgjërohem të ruani anonimitetin, sepse kemi fëmijë për të rritur. Qyteti i Elbasanit është bërë i pabanueshëm nga kjo bandë kriminale, me përkrahjen e kriminelit kryesor Taulant Balla. Përshëndetjet më të përzemërta! Jeni e vetmja shpresë ku mund të ankohemi.

Postimi i Sali Berishës

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deni: 17/01/2025 18:52

    Eh mer cuna,velem lexhemda e xhall Berisha bie me K.O(ne byth me tek grusht) si kryetar…te tjeret nuk e kane fatin akoma…ishte skene komedie.majti boten me meme hahahahahah eh mer sale mer sale…si perfundove bashke me mete si variraks me burr shteti…tallin bolet nga femije e deri pleq me ju….ju dhjefsh karrieren tashme….llap sa te duash se as familja jote nuk te mer seriozisht e nuk te beson….v‘thua tani pas 5 minutas inkane dale 20 opsione te tjera…ti je inpari qe nuk beson veten tende…

    Përgjigju
  • Tani: 17/01/2025 17:24

    E di gjithe Elbasani qe e kane rrahur.

    Përgjigju
  • Berat Çelepias: 17/01/2025 17:02

    Edhe kryetarin e bashkisë Berat Ervin Demo e kan rrahur në zyrë. Po u zgjodhe me rekomandimet e Ramës dhe me votat e krimit, të rrahin që ç'ke me të

    Përgjigju
  • ema: 17/01/2025 16:49

    Po pse mo gazetare ka dale bllof kryekrimineli Berisha? Pse doli ky Llapja dhe e mohoi! A ka guxim dhe moral ky qofte, te thote qe e rrahen… . Verifikojeni njehere rastin, se ne Elbasan te gjjthe e dine qe ka ngrene dajak, se degjoheshin te qarat deri ne ke te pare dhe pastaj beni keto shkrime

    Përgjigju
  • Bobi: 17/01/2025 16:13

    Se ka per here te pare dajakun ne zyre ky loqja. E kane rrahur ne zyre dhe last tjeter Si duket s'do te kete zbatuar urdhrin e Suelit. Dihet kush te zgjedh te kerkon llogari. Banditet bejne ligjin ne Elb

    Përgjigju
  • Zamir Mane: 17/01/2025 15:48

    Ore po çfar prisni ju nga Sali Berisha bisha ? ? ?

    Përgjigju
  • Batoni: 17/01/2025 15:32

    Lepurush kryetar

    Përgjigju
  • Endri: 17/01/2025 15:24

    S’na u hoq ky moster!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?