‘Banda e vrimës’ - vjedhje si në filma, arrestohen në Itali dy shqiptarë (VIDEO)

8 Maj 2020, 15:18| Përditesimi: 8 Maj 2020, 16:01

  • Share

Karabinierët e Njësisë Hetuese të Komandës Provinciale të Torinos me kërkesë të Prokurorisë Publike, përmes operacionit të quajtur ‘Banda e vrimës’ kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët kryenin vjedhje parash nga makinetat e lojrave të fatit

Si në skenat e filmave hollywoodian, natën ata me një teknikë të mirëmenduar më pare depërtonin në brendësi të godinave të lojrave të fatit ku ndodheshin makinetat, pasi kishin hapur një të çarë në paretet e jashtme të ndërtesës.

Autorët e vjedhjeve që më parë inspektonin vendodhjen e sensorëve të alarmit dhe ishin gjithmonë të pajisur me kostume pune dhe helmeta të pajisura me llamba.

Për ta bërë veten të padukshëm nga alarmet, ata madje zvarriteshin në tokë, duke simuluar teknika gati të vërteta ushtarake për të depërtuan në dyert e brendshme të ndërtesave të lojrave të fatit.

Është konstatuar se në periudhën midis janarit dhe qershorit të vitit 2019 ata kishin realizuar shtatë vjedhje duke marrë një vlerë totale prej 200 mijë eurosh.

Kështu ata ishin bërë tmerri i sallave të lojërave të fatit në provincën e Torinos, viktima të bastisjeve të shumta grabitqare. Më 3 janar të vitit të kaluar, në Chivasso , ata kishin marrë mbi njëqind mijë euro para të thata. Midis janarit dhe qershorit 2019, u konstatua se ata ishin përfshirë në 7 episode kriminale, pesë nga të cilat në vjedhjen e kazinove dhe dy vjedhje të tjera të kryera në shtëpi private.

Hetimet e kryera kanë lejuar jo vetëm identifikimin e tyre, por edhe gjetjen dhe kapjen e tyre në provincën e Caserta

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fieri: 08/05/2020 21:07

    E sigurte qe nuk janë leber se vlonjati hidhet nga taraca si ne lufte mbi tela me gjemba dhe jo si minje duke u zvarritur. Keta duhetebte jene minje lushnjarë

    Përgjigju
  • Vlore: 08/05/2020 15:52

    Yyyyt zagare qelbesira qe na nxorete bojen! Yyyyyt plera!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?