Emiljano Mustafa 31 vjeç nga Erseka u arrestua më 31 tetor 2019 gjatë një aksioni nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane. Emiljano Mustafa akuzohet si pjesë e një grupi kriminal italo-shqiptar qëë kishte lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta. Gjatë operacionit ranë në pranga edhe dy italianët Davide Daddato dhe Umberto Di Benedetto.
Tre të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin heroinë dhe marijuanë nga Shqipëria në Itali. Gjatë operacionit për kapjen e tyre u sekuestruan shumë ngarkesa droge destinuar për eksponentë të krimit kalabrez dhe sicilianë. Hetimet dokumentuan se organizata ishte venë në komunikim me Ndranghetën që merrte heroinën dhe e shkëmbente me kokainë.
Emiljano Mustafa, referenti i tyre në Shqipëri. Ai u arrestua në Durrës me bashkëpunim të policisë kriminale, zyrës së Interpol dhe policinë e shtetit shqiptar.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Kush janë 9 shqiptarët e ekstraduar sot në Itali! Nga furnizimi i Europës me kokainë të pastër te heroina me anije...HISTORITË e tyre
B.K./ReportTv.al