Foto ilustruese

Banda shqiptare që terrorizoi grekët me vjedhjet e dhunshme, dëshmia e të moshuarës: Më lidhën me motrën në krevat, më goditën me grushte dhe më vodhën florinjtë

7 Nëntor 2022, 08:08| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 08:10

  • Share

Banda e hajdutëve shqiptarë që drejtohej nga ‘Nikos’ dhe 12 anëtarë të tjerë akuzohen për një sërë grabitjesh të përgjakshme ne Greqi. Njëra prej vjedhjeve ishte me pasojë fatale, shkruajnë mediat greke.

Për këtë ngjarje të ndodhur në Melissia, pacientja ka ndërruar jetë më 7 maj 2016 dhe sipas dëshmisë të motrës së saj, mjekët thonë se vdekja i është shkaktuar nga rrahja. Nga telefonat e një prej autorëve, konfirmohet dhuna e ushtruar pasi thotë: “Jemi brenda. I kemi kapur por po bëjnë zhurmë. Nuk gjejmë asgjë. E kam bërë vetëm me gjak, por nuk i kam marrë asgjë”.

Dëshmitë e tmerrit që përjetuan nga banda shqiptare

87-vjeçarja fatkeqe, e cila në të gdhirë të 5 marsit 2016 mori goditjet e forta të hajdutëve shqiptarë që ishin të maskuar. Ajo u sulmua në kokë dhe fytyrë. Para se të vdiste rrëfeu çfarë ndodhi.

“Jetoja prej kohësh në Melissia Attica në një apartament në katin e parë të një shtëpie dykatëshe me motrën time. Më datë 05.03.2016 dhe rreth orës 04:30, tre autorë të panjohur të cilët ishin ngjitur në ballkon nga bazat e hekurit të ballkonit të jashtëm të shtëpisë, kanë thyer një pjesë të grilave prej druri dhe më pas xhamin e dritares.

Një sulmues hyri në dhomën e motrës sime dhe sulmuesi tjetër hyri në dhomën time ku unë isha duke fjetur. Filloi të më godiste fort me grushte në fytyrë duke kërkuar që t'i tregoja ku i kemi paratë. Sulmuesi i tretë kontrolloi të gjithë shtëpinë ndërsa ne nuk lëviznim nga shtretërit tanë. Më pas e morën motrën time nga dhoma e saj dhe e sollën në dhomën time, ku na lidhën së bashku, duke përdorur një rrip që bënë në moment duke grisur një çarçaf.

Autorët hoqën unazat që kishim në duar unë dhe motra ime. Gjithashtu një kuti me bizhuteri ari nga dhoma ime. Vlera e bizhuterive ishte afërsisht 5000 €. Më pas autorët janë larguar, njësoj si kanë hyrë në shtëpi. Më lejoni t'ju them se sulmuesi që kërcënonte motrën time mbante një armë. Nuk kam ruajtur asnjë karakteristikë të autorëve pasi mbanin kapuç dhe doreza. Gjithçka që mbaj mend është se flisnin mirë greqisht.

Sapo grabitësit u larguan thirrëm policinë dhe më çuan në spital. Unë bëra një test dhe u largova pas disa orësh. Sulmuesi që më goditi ishte shumë i dhunshëm dhe goditjet e tij ishin veçanërisht brutale. Fytyra ime ishte e fryrë dhe e mavijosur”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?