Të paktën gjashtë persona, përfshirë një nënë dhe foshnjën e saj 6-muajshe, kanë vdekur pas një përplasje mes bandave mëngjesin e së hënës në qytetin Goshen, Kaliforni.
Oficerët e policisë të cilët shkuan në vendngjarje, gjetën të pajetë 6 persona, dy prej të cilëve në rrugë dhe të tjerët në hyrjen e shtëpisë ku ndodhi ngjarja. Nëna 17 vjeçare dhe fëmija e saj u qëlluan me plumb në kokë, bëri me dije një prej oficerëve që mbërriti në vendngjarje. Një prej viktimave, u dërgua në spital në gjendje të rëndë por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra.
Sulmi nuk duket të jetë një akt i rastësishëm dhune, por mund të jetë i lidhur me aktivitetin e bandave, thanë autoritetet policore, duke vënë në dukje se ai vjen një javë pasi oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli për lëndë narkotike në shtëpi.
Zëdhënësi i Sherifit të Qarkut Tulare, Ashley Schëarm tha për CNN të hënën në mbrëmje se duket që ekzekutimi është bërë sipas ‘stilit’ të një karteli të zonës.