“Bandiera d’Acciaio” vepra e re në rezidencën italiane! Veliaj: Vepra e Helidon Xhixhës, dhuratë edhe për Tiranën

13 Dhjetor 2021, 20:39| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 20:43

  • Share

Kjo është vepra e artistit shqiptaro-italian Helidon Xhixha e vendosur në murin e Rezidencës së ambasadës italiane në vendin tonë, ç’ka do t’i japë mundësi çdo qytetari që kalon ta shohë atë.

Kjo vepër nuk është dhuruar nga  thjesht një artist por është dhuruar nga një popull që falënderon Italinë për çdo gjë që ka bërë për ne shqiptarët.

Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci e cilësoi si një vepër me karakter të fortë italian.

“Jemi këtu për të zbuluar këtë vepër që kemi vendosur që ta lëmë në pjesën e jashtme. Është një vepër e bukur që ka një karakter të fortë italian por është dhe një vepër që Helidoni ka dashur që t’ia dhurojë qytetit”, tha ambasadori italian.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj i pranishëm në këtë ceremoni tha se kjo vepër është një dhuratë edhe për qytetin e Tiranës.

“Faleminderit për një super dhuratë, një dhuratë që në fakt nuk ështe për ambasadën edhe pse vihet në murin e ambasadës, është një dhuratë në fakt për qytetin”, u shpreh Veliaj.

Helidon Xhixha është artist pamor dhe skulptor shqiptar që aplikon një stil të veçantë në veprat e tij, duke përthyer dritën kryesisht në metal.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?