Partia Demokratike ka sjellë sërish denoncimin e një qytetare, këtë herë nga qyteti i Lezhës. Albina Vukës i është prishur shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit dhe i është vlerësuar e pabanueshme.
Në denoncimin e bërë, zonja thotë se ka 10 muaj që së bashku me 3 fëmijët dhe bashkëshortin jetojnë në çadër dhe kontenier.
Gjithashtu ajo thotë që për t'i shpëtuar temperaturave dhe reshjeve të shiut, familja e saj është futur në shtëpinë e shkatërruar duke rrezikuar jetën.
Albina Vuka thotë se 10 muaj pas tërmetit, shteti ende nuk e ka ndihmuar. E vetmja kërkesë që ka ajo është një banesë për të futur kokën.
Denoncimi i plotë:
Tërmeti i 26 nëntorit dhe braktisja shtetërore vazhdojnë të prodhojnë pasiguri tek banorët që u prekën prej tij. Banorja e Lezhës Albina Vuka, së cilës shtëpia i është kthyer në një gërmadhë, thotë se ka 10 muaj që bashkë me tre fëmijët dhe burrin e sëmurë me karrocë, jetojnë në çadër dhe kontenier. Në dy muajt e fundit, për t’i shpëtuar temperaturave dhe vështirësisë që ka qëndrimi në çadër, është detyruar që të futet në shtëpinë e shpallur të pabanueshme dhe për t’u shembur. Ish-nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, u njoh nga afër me shqetësimin e kësaj familjeje, të cilës edhe pse shtëpia u është cilësuar DS4, ende nuk po shohin ndihmë nga shteti. Albina Vuka shprehet se dimri po afron dhe se do jetë akoma më e vështirë për ta, nëse institucionet përkatëse nuk e riparojnë sa më shpejt shtëpinë e saj.
Albina Vuka: Unë jam Albina Vuka. Nëna e 3 fëmijëve, bashkëshorti i sëmurë ka 5 vite, është i paralizuar ne karrocë. 10 muaj ka domethënë që ne flemë jashtë. Shtëpinë e kanë nxjerr DS4, të pabanueshme.
Alfrida Marku: Të pabanueshme. Që duhet të rindërtohet.
Albina Vuka: Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ata thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë po unë nuk jam duke parë gjë. Prej tërmetit në kontenier e në çadër kemi kaluar, ka 2 muaj kam ndenjur në çadër. Në çadër nuk munda të rri më se është e papërballueshme, çadra se na zë dhe frymëmarrja. I kam nxjerr fëmijët, i kam futur në shtëpi të shembur.
Alfrida Marku: Dhe duke rrezikuar jetën?!
Albina Vuka: Edhe duke rrezikuar jetën e fëmijëve!
Alfrida Marku : Sepse shtëpia është e pabanueshme...
Albina Vuka: Shtëpia është e pabanueshme.
Alfrida Marku: Dhe akoma s’ka asnjë veprim për me nis ndërtimin e saj?!
Albina Vuka: S’shohim gjë, deri në këtë minutë nuk shohim gjë! Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ato thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë, po unë s’jam t’u pa.
Alfrida Marku: Pashë një libër aty te dhoma.
Albina Vuka: Po!
Alfrida Marku: Fëmijët mësojnë te shtëpia e dëmtuar?
Albina Vuka: Po, në shtëpi të dëmtuar hyn dhe mëson vajza. Ku do të mësojë? Në kontenier i sëmuri do qetësi, këtu nuk rrihet prej nxehtit, të zihet fryma. Ku ka gjet qetësinë? Në shpi të pabanueshme. Asnjë send nuk kërkoj tjetër, vetëm kërkoj të më bëjnë një grimë shpi e të fus 3 fëmijët brenda dhe burrin e sëmurë brenda. Unë nuk kërkoj gjë prej shtetit tjetër.
Shteti duhet t'ua ndertoje te pareve ketyre qe jane invalide me karroca,por jo cdo kujt qe merr kemp.S.d.q, kini durim, aq me teper qe paskeni dhe kontenier,se disa fatkeqe kane vetem cadra.Shume shpejt temperaturat do ulen e do merrni fryme me lirisht.Le te shpresojme per me mire.
PërgjigjuPopull QARAMAN....,ki durim moj zonje,shtepin e kishe te vjeter,shteti do ta bej te re,por ti e do dhe shpejt,mos vall behen me frymen e shpitit te shenjete shtepit ?...popull egoist....,po pse moj zonje,mos ka vetem shtepin tende,shteti per te ndertuar?.Apo secili per vete ,zoti per te gjithe:
PërgjigjuPo duro pak moj zonje se Edi Rama nuk i ka shtepite ne xhep si karamele , apo shtepite nuk behen me telekomande. Duro pak se ne Itali ne Aquila ka 10 vjet qe pas termetit akoma jetojne ne cader , he pra se dhe pd ja nuk ka se ku te fitoje kapital politik dhe meret me ju fakiret, se kujton se ju ka votues pastaj. Jo moj zonje shtepine do ta beje vetem Edi Rama , duro pak. Se leshelija dhe pd ja e kane mendjen tek wc e Sashes ne Lalez, tek Haremi i Jales dhe tek vilat e Bashes qe i nderron cdo 6 muaj si Nafije Dybeku i leshitlikes.
PërgjigjuSa u lodha qe bere nje shtepi te re une. Ah sikur mos ta beja sot do ma bej shteti se do ma kishte rrezuar termerti. Keshtu fitoj nje shtepi qyle. Por nuk do flisja dhe do prisja deri sa shteti te me bente se mos ajo shtepi qe kisha ishte e banushme .kurre. kjo qe flete te hesht dhe te presi se te ishte shtepi e re nuk kishte per ta gjetur gje. Na fal i termet se na hoqe likuksin kesaj zonje. Nuk e di kjo se jane taksat tona qe kemi derdhur ne qe do te behet shtepia jote qe nuk ke byth ra besh vete. Pra i be qe une kam bere shtepin time do bej edhe shtepin tende dhe nuk e ngre zerin pse do ta bejne. Nuk thoni shqyre qe ra termeti
Përgjigju