Banesa iu shkrumbua nga flakët, pronarët flasin për Report Tv: Apartamentin ia kishim lënë një familjeje në nevojë, mori flakë pasi ndezën bombulën

30 Maj 2022, 16:42| Përditesimi: 30 Maj 2022, 16:49

  • Share

 

Pronarët e banesës që u djeg në zonën e Kodër-Kamzës kanë folur për Report Tv. Ata tregojnë se banesën ia kishin lënë një familjeje në gjendje të vështirë ekonomike për të jetuar për dy ose tre muaj. Në prononcimin për Report Tv ata thonë se për flakët i lajmëroi vajza e vogël e familjes që i kishin lënë banesën flalas. Vajza u kishte thënë pronarëve se banesa mori flakë pasi e ëma ndezi bombolën.

“Quhemi familja Mollanji. Kemi futur një familje për ndihmë, ka vëllain dhe dy të fëmijët edhe gruan të sëmurë. Kemi martuar djalin, derisa ta ndajmë do ta çonim aty, i dhamë hyrjen për dy tre muaj sa të rregullohesh. Na vjen goca na tha hajdeni se na u dogj shtëpia. Pse i thash. Ndezi mami bombolën edhe mori bombola. Burri iku me vrap për të nxjerrë familjarët, kishin dalë deri te shkallët. Asnjë dëm? Në njerëz jo, vetëm shtëpia u bë shkrumb e hi. Janë katër familje, jemi ne dhe tre të tjerë. Për momentin nuk jetojmë vetë, jetojnë ata. Ishin ata dhe dolën, njerëzit dolën por dëmi është i paimagjinueshëm, komplet çatia”, thanë pronarët për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Shkrumbohet nga flakët kati i 3-të i një banese në Kodër-Kamëz, pronarët për Report Tv: Shpërtheu bombola e gazit


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?