Kronikë

Banesa në Fier përfshihet nga flakët! Shkak dyshohet një bombul gazi (VIDEO)

12 Qershor, 12:32| Përditesimi: 12 Qershor, 12:54

  • Share

Një banesë private është përfshirë nga flakët në fshatin Lalar, Fier. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale

E zonja e shtëpisë Fiqerete Bregu ka treguar se si ra zjarri ndërkohë që ka theksuar se fatmirësisht ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e fqinjëve ajo që ka mbajtur nën kontroll flakët deri në mbërritjen e shërbimit zjarrfikës.

Ndërkohë shefi i shërbimit zjarrfikës së bashkisë Patos Alket Halimi , ka pohuar se paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë edhe një bombul e vogël gazi.

Përballë rasteve të shtuara të shpërthimit të bombulave të gazit në banesa, Halimi ka apeluar për të gjithë qytetarët që i përdorin ato, të jenë të kujdesshëm.

Ndërkohë ekspertiza e grupit hetimor vijon punën për të zbardhur shkakun e zjarrit.

Lajm në përditësim...

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?